×
Bota, 13 maj 2013
Në SHBA ka ndodhur një tjetër tragjedi e përgjakshme, makabër. Në New Orleans ditën e dielë persona të panjohur hapën zjarr mbi audiencën që po ndiqte paradën tradicionale të Ditës së Nënës. Sipas raporteve të fundit, janë plagosur rreth 20 persona. Policia është vënë në kërkim të 3 kriminelëve. Korrespondenti i "Zërit të Rusisë" Roman Mamonov në SHBA po ndjek ecurinë e hetimit të ngjarjes në fjalë.
Qyteti suedez Malmö përshëndet përzemërsisht pjesëmarrësit e konkursit të këngës ndërkombëtare - "Eurovision 2013". Në të janë përfaqësuar 39 vende. Më 14 maj në gjysmëfinalen e parë do të debutojë këngëtarja nga Rusia - Dina Garipova.
Në Detin Barenc dhe në detet norvegjeze kanë filluar tashmë stërvitjet e katërta të përbashkëta ushtarake ruso-norvegjeze të radhës - "Pomor". Nga ana e palës ruse në to është përfshirë anija e madhe anti-nëndetëse "Zëvendës-admirali Kullakov" (russ. “Вице-адмирал Кулаков”), ndërsa nga ajo norvegjeze - fregata “Helge Ingstad”.
Të gjithë 9 të ndaluarit të dyshuar për përfshirje në shpërthimet e ditës së shtunë në afërsi të kufirit me Sirinë, në qytetin turk të Reyhanli, janë shtetas të Republikës së Turqisë. Kjo është deklaruar nga Zëvendëskryeministri turk, Beshir Atalay, në një konferencë shtypi në provincën Hataj. Fillimisht autoritetet turke kanë akuzuar për kryerjen e sulmeve terroriste zbulimin sirian.
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Maj 2013
Kalendari i ngjarjeve
Maj 2013
4
5
9
11
12
18
19
25
26