×
Bota, Maj 2013
Njoftimet e përhapura se Rusia gjoja e ka furnizuar tashmë Sirinë me sistemet raketore të mbrojtjes kundërajrore “S-300” (russ. “C-300”) dolën së tepërmi të ekzagjeruara.
Shpërthimet e dhunës nga ana e imigrantëve myslimanë në një sërë vendesh të BE-së mund të jenë të mbarsura me pasoja të shumta - përçarjen e shoqërisë, ringjalljen e nazizmit, përshpejtimin e islamizimit të Evropës dhe madje me konfrontimin e hapur ndëretnik. Ekspertët pajtohen në një gjë - Europa ka hyrë aktualisht në një qorrsokak të shurdhët të qytetërimit të vet.
Kohët e fundit ekspertët janë të prirur ta quajnë gjithnjë e më shpesh Atlantikun Jugor një pol të ri në hartën politike të botës. Pikërisht në këtë rajon po përqëndrohen interesat e fuqive kryesore botërore dhe të shteteve që janë duke fituar rishtas forcë dhe synojnë për të zgjeruar e përforcuar zonat e tyre të influencës.
Bota, SHBA, Kina, Brazili, Atlantiku i Jugut
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka përfshirë në listën e kërcënimeve globale, të cilat i kanosen njerëzimit, koronavirusin që shkakton pneumoninë atipike (SARS - Sindroma Akute e Frymëmarrjes). Më 28 maj në Francë është regjistruar edhe një tjetër rast i prekjes së njeriut nga kjo sëmundje fatale.
Vitin e ardhshëm Agjencia Hapësinore Evropiane (ESA) 4 nga 10 lëshimet e planifikuara prej kozmodromit Kourou do t’i realizojë me ndihmën e raketave ruse "Soyuz" (russ. “Союз”).
Vendimi i imponuar nga Londra dhe Parisi për të anuluar embargon faktikisht e ka përçarë Bashkimin Evropian. Një prej kundërshtareve më të vendosura të furnizimit të armëve në Siri është Austria. Ministri i Punëve të Jashtme të këtij vendi dha të kuptojë qartë se në rast të furnizimit të armëve opozitës siriane Austria do të dalë nga përbërja e kontingjentit paqeruajtës të OKB-së, që ndodhet në Lartësitë e Golanit.8
Rusia pozicionohet në vendin e lideres botërore përkatësisht numrit të njerëzve të gatshëm për të përmirësuar aftësitë e tyre profesionale - i tillë është rezultati i një studimi të zhvilluar nga kompania ndërkombëtare Kelly Services.
Misioni i Forcave Paqeruajtëse të OKB-së mbushi plot 65 vjet. Ndonjëherë efektiviteti i forcave të OKB-së vihet në pikëpyetje, por pavarësisht nga kjo kërkesa për helmetat blu rezulton çdo vit në rritje. Aktualisht ato janë të përfshira në operacionet paqeruajtëse në katërmbëdhjetë rajone të botës.
Qendra e përbashkët e Ekselencës për Mbrojtje Kibernetike e NATO-s në Talin (kryeqyteti i Estonisë) ka zhvilluar udhëzuesin e parë në botë për zbatimin e dispozitave të ligjit ekzistues ndërkombëtar për luftërat kibernetike (cyber wars). Dokumenti i titulluar "Udhëzuesi i Talinit për zhvillimin e luftërave kibernetike" ka tërhequr tashmë vëmendjen e organeve zyrtare ruse.
Sot, më 28 maj, startoi rally më i madh retro me itinerar "Pekin-Paris 2013". Pothuajse 100 ekipe nga 20 vende për një muaj do të përshkojnë territoret e tetë shteteve, duke përfshirë edhe Rusinë. Gara e parë e tillë automobilistike u mbajt në vitin 1907, më pas rifilloi përsëri pas 90 vjetësh dhe që atëhere është zhvilluar në çdo tre vjet.
Pak kohë më parë botimi rumun me ndikim “Contidianul” konstatoi: Rumania ka nivelin më të ulët të marrëdhënieve me Rusinë nga të gjitha vendet e BE-së. S’ke çfarë të thuash në këtë rast.
Rusia dhe Kina do të përpunojnë dhe praktikojnë taktikat e bashkëveprimit të njësive të veta ushtarake në rast të ndonjë rreziku që mund t’i kanoset sigurisë së përgjithshme. Manovrat e përbashkëta ushtarake mes dy vendeve do të mbahen në verë ose në vjeshtë të këtij viti. Kjo u njoftua nga Komandanti i Qarkut Ushtarak Qendror të Rusisë, Eugjeni Ustinov.
Më shumë se dhjetë milionë njerëz në mbarë botën vuajnë nga fobi të ndryshme, ndërsa më saktësisht, banorët e qyteteve të mëdha dy herë më shumë se sa njerëzit që jetojnë në lokalitete të vogla. Në një përfundim të tillë arritën ekspertët e Fondit britanik të Mbrojtjes së Shëndetit Mendor.
Libani është shndërruar në të vërtetë në një front suplementar të luftës civile në Siri. Të shtunën më 25 maj Lideri i grupit shiit libanez "Hezbollah", Sheiku Hassan Nasrallah, i shpalli luftë të pamëshirshme, të papajtueshme rebelëve sirianë të “Al-Qaeda”. Ai deklaroi se ushtarët e "Hezbollah" tashmë janë duke luftuar kundër islamistëve sirianë në anën e Bashar Al-Assadit.
Në Konferencën Ndërkombëtare për Sigurinë Europiane, e cila u
Sa serioz është problemi i meteorëve në Hënë? Rusia dhe vendet e tjera kanë ndërmend të ndërtojnë atje baza të banuara afatgjata. Edhe pse në lidhje me rreziqet që i presin atje njerëzit agjencitë hapësinore preferojnë të mos i kujtojnë edhe një herë të tepërt komunitetit ndërkombëtar. Goditja e fundit që iu dha Hënës pak kohë më parë nga një trup qiellor nxorri në pah realitetin e këtij problemi.
Marrëdhëniet midis Kinës dhe BE-së kanë hyrë aktualisht në një zonë turbulence mjaft të lartë. Dështoi raundi i parë i negociatave Kinë-BE për zgjidhjen e mosmarrëveshjes tregtare të lidhur me importin e paneleve diellore të prodhimit kinez. Dhoma e Tregtisë për importin dhe eksportin e makinerive dhe produkteve elektronike e Republikës Popullore të Kinës fajësoi për dështimin e plotë të konsultimeve evropianët.
Një goditje e re mbi sekretin bankar mund të jepet tashmë që këtë vit. Sipas rezultateve të Samitit të fundit të BE-së, udhëheqësit e vendeve pjesëmarrëse të tij ranë dakord për të finalizuar direktivën përkatëse të Këshillit të Evropës deri në fund të vitit 2013.
Politika energjetike e BE-së është një nga temat kryesore të samitit të Bashkimit Evropian, i cili po mbahet aktualisht në Bruksel. Diskutimet janë duke u zhvilluar, ndër të tjera, edhe rreth perspektivave të gazit shist argjilor në Evropë. Përkundër faktit se me këtë lloj karburanti janë të lidhura shpresa të mëdha, ende nuk ka asnjë vendim konkret.
Më 23-24 maj në Moskë do të mbahet Konferenca Ndërkombëtare me
Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Maj 2013
Kalendari i ngjarjeve
Maj 2013
4
5
9
11
12
18
19
25
26