×
Bota, 25 prill 2013
Kompania ruse “Iljushin Finance” (russ “Ильюшин финанс”) para mesit të vitit në vazhdim do të realizojë dërgesat e 3 aeroplanëve të prodhimit ruso-ukrainas “An-158” (russ. “Ан-158”) në Kubë. Avioni i parë i këtij lloji u ul në tokën e Ishullit të Lirisë më 23 prill. Kompania ajrore Cubana de Aviacion (Cubana) u bë porositësja e parë e aeroplanit të ri të destinacionit rajonal.
Kina i ofroi Korporatës Shtetërore për Energjinë Atomike të Rusisë “Rosatom” të krijojnë një sipërmarrje të përbashkët për ndërtimin e centraleve bërthamore lundruese. Elektrostacionet atomike, të krijuara në bazë të teknologjisë ruse, mund të përdoreshin për furnizimin me energji elektrike të platformave të nxjerrjes së naftës në shelfet e Republikës Popullore të Kinës. Nëse sipërmarrja e përbashkët do të krijohet, kjo do të lejojë prodhimin serik të centraleve bërthamore lundruese, gjë kjo që do të çojë në uljen e kostos së tyre.
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Prill 2013
Kalendari i ngjarjeve
Prill 2013
6
7
13
14
20
21
27
28