×
Bota, 17 prill 2013
Britania e madhe i dha sot lamtumirën e fundit “Zonjës së Hekurt”. Londinezët kishin mbushur gjithë rrugët e kalimit të procesionit funeral. Shumica e tyre e përcolli me trishtim të madh në zemër ish-Kryeministren Margaret Thatcher.
Autoritetet e Koresë së Veriut nuk kanë lejuar furnizimin e produkteve ushqimore për koreanojugorët që punojnë në zonën e përbashkët industriale Kaesong. Në këtë kompleks industrial kanë mbetur të bllokuar më shumë se 200 vetë. Që nga fillimi i muajit prill Pheniani zyrtar injoron të gjitha kërkesat e Seulit për t'i ndihmuar ata.
Presidenti amerikan Barack Obama për herë të parë e ka quajtur zyrtarisht shpërthimin në Boston “akt terrorizmi”. Për të hetuar sulmin terrorist të 15 prillit, gjatë të cilit u plagosën, sipas të dhënave të përditësuara, rreth 180 persona dhe tre të tjerë humbën jetën, janë tërhequr hetuesit më të mirë operativë, teknika më e përparuar dhe ekspertët e 3 agjencive speciale të SHBA-së.
Testet bërthamore të Koresë së Veriut, stërvitjet e përbashkëta ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Koresë së Jugut - janë vetëm shkaqet e dukshme të krizës në Gadishullin Korean. Shumë ekspertë besojnë se problemet duhen kërkuar në përfundimet e Luftës së Koresë të viteve 1950-1953.
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Prill 2013
Kalendari i ngjarjeve
Prill 2013
6
7
13
14
20
21
27
28