×
Bota, 16 prill 2013
Simboli më i dukshëm i epokës së re politike në Venezuelë pas zgjedhjeve presidenciale të 14 prillit - “marshimet e parreshtura dhe të zhurmshme të tenxhereve”. Përkrahësit e opozitës, të cilët nuk pajtohen me fitoren e trashëgimtarit të Hugo Chavez - Zëvendës/presidentit Nicolas Maduro - kanë dalë në rrugë dhe u bien me sa fuqi që kanë, në mënyrë shurdhuese, enëve metalike.
Moska dhe Uashingtoni po rrisin përpjekjet e përbashkëta diplomatike për të zgjidhur krizën rreth Koresë së Veriut. Kjo temë u diskutua të hënën në Kremlin në takimin e zyrtarëve të lartë rusë me Këshilltarin e Presidentit të SHBA-së për Sigurimin Kombëtar, Tom Donilon. Takimit iu bashkua për njëfarë kohe edhe Presidenti Putin.
Ndër pjesëmarrësit e maratonës në Boston ishte edhe qytetarja ruse, ekonomistja 25-vjeçare Daria Troshanova, admiruese e sportit dhe pjesëmarrëse aktive e garave të vrapimit të klubeve të Moskës - Nike Run dhe Park Run. Ajo mori pjesë në Maratonën Ndërkombëtare John Hanckock dhe arriti në finish me kohën kronometrike 3 orë e 33 minuta, para se të buçisnin shpërthimet.
Numri i të plagosurve, si rezultat i shpërthimit që ndodhi në linjën e finishit të maratonës së Bostonit, është rritur deri në 144 vetë. Tani për tani njoftohet mbi tre persona të vrarë, por autoritetet i druhen shumë rritjes së numrit të viktimave. Në gjendje kritike në spitalet e Bostonit ndodhen 17 vetë. Shumë njerëz nga shpërthimi kanë humbur gjymtyrët e poshtme.
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Prill 2013
Kalendari i ngjarjeve
Prill 2013
6
7
13
14
20
21
27
28