×
Bota, 11 prill 2013
Rusia i premtoi mbështetjen e vet si politike, ashtu dhe financiare Serbisë. Kryeministri serb Ivica Daçiç u takua në Moskë me Presidentin rus Vladimir Putin dhe zhvilloi bisedime me homologun e tij, Dimitri Medvediev. Në bazë të rezultateve të vizitës së tij u nënshkrua një paketë solide marrëveshjesh dypalëshe, duke përfshirë edhe atë për dhënien Serbisë të një kredie prej gjysmë miliardë dollarë.
Të premten e kaluar krerëve të misioneve diplomatike në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës Popullore Demokratike të Koresë (RPDK) iu deklarua se pas 10 prillit udhëheqja e këtij vendi nuk do të jetë më në gjendje për t’i garantuar qëndrimin e sigurt në Phenian përfaqësuesve të të gjitha organizatave të huaja. Edhe pse kërcënimi i shpërthimit të luftës bërthamore është minimal, ekspertët kanë vlerësuar skenarët e mundshëm të konfliktit të armatosur në Gadishullin Korean.
Më 11 prill kremtohet tradicionalisht Dita Ndërkombëtare e Çlirimit të të burgosurve të kampeve naziste të përqendrimit. Ajo është themeluar nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së për të përkujtuar kryengritjen internacionaliste të vitit 1945 të të burgosurve të Buhenvald-it (Buchenwald).
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Prill 2013
Kalendari i ngjarjeve
Prill 2013
6
7
13
14
20
21
27
28