×
Bota, 3 prill 2013
Autoritetet e Republikës Popullore Demokratike të Koresë (RPDK) kanë refuzuar të lejojnë kalimin e specialistëve të Koresë së Jugut në zonën e lirë ekonomike ndërkufitare Kaesong (parku industrial jugkorean në Korenë e Veriut). Në këtë Zonë industriale janë vendosur 123 ndërmarrje prodhuese. Në to janë punësuar rreth 800 qytetarë nga Koreja e Jugut dhe më shumë se 50.000 punëtorë lokalë koreanoveriorë.
Qeveria e Mali-së shfaqi interesim të gjallë ndaj pajisjeve ushtarake të Rusisë. Shteti afrikan do të donte të blinte një parti helikopterësh, automjetesh të blinduara, avionë ushtarakë dhe armë të vogla e të lehta. Ekspertët besojnë se marrëveshja për këtë do të nënshkruhet së shpejti. Dhe Moska mund të përfitojnë prej saj jo vetëm dividende ekonomike, por edhe politike.
Rusia synon të rrisë ndjeshëm bashkëpunimin ekonomik me Jemenin. Fjalë mund të bëhet për realizimin e projekteve në shkallë të gjerë në sferat e energjisë elektrike, të naftës e gazit si dhe në fushën e bashkëpunimit tekniko-ushtarak. Të martën Presidenti i Federatës Ruse Vladimir Putin u takua në Moskë me homologun e tij jemenas Abd Rabbo Mansour Hadi dhe i siguroi atij mbështetjen e plotë nga ana e Rusisë.
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Prill 2013
Kalendari i ngjarjeve
Prill 2013
6
7
13
14
20
21
27
28