×
Bota, Prill 2013
E bija e publicistit të njohur sllovak Dushan Kerni (sllov. Dušan Kerný), e cila merr pjesë rregullisht në maratonat që zhvillohen në vende të ndryshme të botës, nuk shkoi thjesht nga rastësia në muajin prill në Boston.
Presupozimet, dyshimet dhe spekullimet rreth përdorimit të lëndëve helmuese luftarake në Sirisë po preokupojnë së tepërmi udhëheqësit e lartë të vendeve të NATO-s. Vetë fakti i fryrjes, ekzagjerimit të temës së armëve kimike siriane është një simptomë e qartë e afrimit të pashmangshëm të një lufte të madhe në rajon, paralajmërojnë ekspertët.
Më 29 prill Presidenti rus, Vladimir Putin, zhvilloi bisedime me Kryeministrin japonez Shinzo Abe, i cili ndodhet aktualisht me një vizitë zyrtare në Moskë. Ata diskutuan çëshjet e bashkëpunimit ekonomik, situatën në rajonin e Azi-Paqësorit si edhe problemet më nevralgjike në agjendën ndërkombëtare.
Lajmi mbi shpërthimin e fuqishëm në Pragë fluturoi menjëherë deri në Moskë dhe shkaktoi shumë pyetje.
Në shtëpinë botuese ruse “Akademia-XXI” doli në dritë libri i shkrimtarit ushtarak bullgar “Historia e Fortesës Shumla (turqisht Šumla)” Georgi Xhumalijev (titulli origjinal i librit në bullgarisht “История на Шуменската крепост” Георги Джумалиев).
Dita Ndërkombëtare e përkujtimit të viktimave të aksidenteve dhe katastrofave të rrezatimit radioaktiv kremtohet më 26 prill. Në këtë ditë në vitin 1986 në centralin bërthamor të Çernobilit ndodhi një aksident i tmerrshëm, i cili e detyroi njerëzimin të mendojë seriozisht për sigurinë e energjetikës bërthamore.
Aksioni civil “Shiriti i Shën Gjergjit 2013” startoi më 26 prill. Këtë vit, shiritin me vija të zeza dhe portokalli, i cili është bërë tashmë simbol popullor i Fitores së Madhe, do ta bashkangjisin në jakat veshjeve, thiletë e xhaketave, do ta lidhin në rripat e çantave dhe antenat e makinave bashkëkombasit tanë (rusë) në 100 vende të botës.
Kompania ruse “Iljushin Finance” (russ “Ильюшин финанс”) para mesit të vitit në vazhdim do të realizojë dërgesat e 3 aeroplanëve të prodhimit ruso-ukrainas “An-158” (russ. “Ан-158”) në Kubë. Avioni i parë i këtij lloji u ul në tokën e Ishullit të Lirisë më 23 prill. Kompania ajrore Cubana de Aviacion (Cubana) u bë porositësja e parë e aeroplanit të ri të destinacionit rajonal.
Kina i ofroi Korporatës Shtetërore për Energjinë Atomike të Rusisë “Rosatom” të krijojnë një sipërmarrje të përbashkët për ndërtimin e centraleve bërthamore lundruese. Elektrostacionet atomike, të krijuara në bazë të teknologjisë ruse, mund të përdoreshin për furnizimin me energji elektrike të platformave të nxjerrjes së naftës në shelfet e Republikës Popullore të Kinës. Nëse sipërmarrja e përbashkët do të krijohet, kjo do të lejojë prodhimin serik të centraleve bërthamore lundruese, gjë kjo që do të çojë në uljen e kostos së tyre.
Kompania private jokomerciale “Mars One” filloi pranimin e aplikimeve nga ata që dëshirojnë të jenë kolonët e parë në Mars. Sipas planeve të Bas Lansdorp, sipërmarrësit nga Holanda dhe iniciatorit të projektit në fjalë, katër kolonistët e parë do të mbërrijnë në Planetin e Kuq pas 10 vjetësh - më 24 prill të vitit 2023. Ata do të mbeten atje përgjithmonë, pasi mundësitë dhe mjetet për t'u kthyer në Tokë nuk parashikohen në projekt. Meqë ra fjala, kjo do ta bëjë dhjetë herë më të lirë planin në tërësi.
Disa media arabe dhe perëndimore janë duke zhvilluar kundër Sirisë një luftë informative në shkallë të gjerë dhe me mjetet më bashkëkohore, duhet thënë. Tipari kryesor i saj - rrjedha e informacionit e drejtuar për diskreditimin e autoriteteve legjitime të këtij vendi.
Siguria kibernetike, “paketa e helikopterëve”, lufta kundër terrorizmit, trafikut të drogës dhe piraterisë. Të gjitha këto çështje u diskutuan në takimin e Këshillit NATO-Rusi, që u mbajt të martën në Bruksel. Rezultatet e negociatave të Ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, me homologët e tij nga vendet e NATO-s lejojnë të shpresohet për një “progres të kufizuar”, - të paktën, kështu i vlerësuan ato pjesëmarrësit perëndimorë të takimit.
Dita e përkujtimit të viktimave të Gjenocidit armen kremtohet çdo vit më 24 prill. Si në këtë ditë në vitin 1915 u hodhën në burgjet e Perandorisë Osmane, kurse më pas u vranë mizorisht, përfaqësuesit më të mirë të inteligjencës armene.
Koreja e Jugut ka bërë publike 3 data të reja të provës së mundshme të raketës balistike të Koresë së Veriut. Parashikimi i mëparshëm - data 15 prill, ditëlindja e themeluesit të Koresë së Veriut Kim Il-Sung - nuk doli i justifikuar.
Numri i aplikantëve për pjesëmarrje në fluturimin e pilotuar në Mars madje që tani është mjaft impresionues, konfirmojnë organizatorët e këtij misioni të udhëhequr nga turisti i parë kozmik, Dennis Tito. Pranimi i aplikacioneve të kandidatëve do të fillojë vitin e ardhshëm.
Shpërthimet në Boston çuan në fillimin e epokës së një lloji të ri të terrorizmit. Më parë keqbërësi bënte gjithçka të mundur me qëllim që akti i tij të fokusohej në objektivin e të paktën një fotoaparati apo kamere televizive. Ndërsa tani në favor të terroristit punojnë me qindra dëshmitarë të rastësishëm okularë të tragjedisë, të cilët e fiksojnë sulmin terrorist në smartphones e tyre dhe i vendosin më pas videoklipet e filmuara në rrjetet sociale.
Në fillim të qershorit Presidenti i ri i Venezuelës ka ndërmend të vizitojë Rusinë. Kjo do të shërbejë si shkas për fillimin e debateve midis skeptikëve dhe optimistëve, të cilët vlerësojnë perspektivat e eksporteve të armëve ruse në Amerikën Latine.
Në qytetin West të Texas-it po vazhdon operacioni i kërkimit dhe shpëtimit të njerëzve. Siç deklaroi në një konferencë të posaçme për shtyp Kryetari i Bashkisë së lokalitetit të Tommy Muska, numri i viktimave ka arritur tashmë deri në 14 vetë, kurse të humbur pas shpërthimit konsiderohen nga 35-40 persona.
Natyra nuk rresht së na habituri ne me enigma, mistere dhe gjë a gjëza të reja. Jo shumë kohë më parë, gjatë një udhëtimi fundjavor në shkretëtirën e shtetit Arizona, një çift (burrë e grua) bëri një zbulim të çuditshëm, për të mos thënë të tmerrshëm.
Pozicioni i Rusisë në tregun botëror të armatimeve është veçanërisht i fortë në segmentin e aviacionit ushtarak. Avionë të tillë si “Su-30” (russ. “Су-30”) dhe “MiG-29” (russ. “МиГ-29”) janë fort mirë të njohur në shumë rajone të botës, në radhë të parë në vendet e Azisë Juglindore. Kërkesa për avionët ushtarakë të prodhimit rus mbështetet vazhdimisht për llogari të porositësve të tillë si Algjeria, Venezuela, Malajzia, Vjetnami, Uganda, Indonezia.
Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Prill 2013
Kalendari i ngjarjeve
Prill 2013
6
7
13
14
20
21
27
28