×
Bota, 14 mars 2013
93-vjeçari Nikollai Vasenin është njeri me një fat të pazakontë. Mbajtës i Urdhërit “Kavalier i Legjionit të Nderit” (frengj. Chevalier de la Légion d’Honneur) për pjesëmarrjen në Rezistencën Franceze, ai ka ëndërruar gjatë gjithë jetës së vet të gjente të dashurën e tij - francezen me të cilin u njoh gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore në Departamentin e Drôme. Ai dëshiron shumë të gjejë jo vetëm të dashurën e dikurshme të zemrës Jeanne Monot, vajzën e komandantit të tij Georges Monot, por edhe shokët e vet të armëve, me të cilët ai luftoi për çlirimin e Francës.
Xi Jinping u zgjodh Kryetar i Republikës Popullore të Kinës (RPK) në sesionin e Kongresit Kombëtar të Përfaqësuesve Popullorë të mandatit të 12-të, që u mbajt në Pekin. Ky është një nga tre postet më të larta shtetërore në Kinë. Dy të tjerat - të Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Komuniste të Kinës dhe të Komandant Suprem - shoku Xi Jinping i zuri në nëntor të vitit të kaluar. Me fjalë të tjera, tani në duart e tij është përqendruar i gjithë pushteti në Kinë.
Pontifiku i 266-të i Romës u bë argjentinasi 76-vjeçar i lindur në Buenos Aires, Kardinali Jorge Mario Bergoglio. Ai u zgjodh në fund të ditës së dytë të mbajtjes së Konklavës. Në historinë e Kishës Katolike ky është i pari kardinal jo-evropian, që zë fronin e Shën Pjetrit.
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Mars 2013
Kalendari i ngjarjeve
Mars 2013
2
3
9
10
16
17
23
24
30
31