×
Bota, 5 mars 2013
Skandali i fundit me etiketimin e pasaktë të produkteve me mish viçi, në përbërjen e të cilave u gjetën gjurmë të mishit të kalit, i detyruan njerëzit për të satën herë të mendohen në lidhje me cilësinë e kontrollit që ushtrohet ndaj sigurisë së produkteve ushqimore në Evropë.
Në vitin 2014 Sistemi ynë diellor mund të humbasë planetin Mars. Në çdo rast, në atë formë me të cilën jemi mësuar ta shikojmë atë të gjithë ne. Sipas llogaritjeve të shkencëtarëve, në mes të vjeshtës planeti mund të përplaset me kometën S/2013 A1 me diametër prej 50 kilometra. Kjo mund të çojë në pasoja krejtësisht të papritura.
Më 5 mars të vitit 1933 në zgjedhjet parlamentare në Gjermani partia naziste e vendit arriti të fitojë 45% të votave. Ky ishte starti, i cili i lejoi më pas Adolf Hitlerit të ndryshojë seriozisht rrjedhën e historisë botërore. Aktualisht raporti i forcave politike në parlamentet e vendeve evropiane të kujton shumë situatën e 80 viteve të shkuara.
"I nderuari Papa Benedikti XVI edhe pse nuk kryeson më Kishën Katolike Romake, nuk do të lihet kurrë në harresë", - konfirmojnë përfaqësuesit e Selisë së Shenjtë. Në Vatikan më 4 mars filloi Kongregata (Asambleja) e përgjithshme e kardinalëve - këto janë takimet përgatitore përpara mbajtjes së Konklavës së ardhshme. Tani në Romë janë mbledhur 142 nga 208 kardinalët e pritshëm.
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Mars 2013
Kalendari i ngjarjeve
Mars 2013
2
3
9
10
16
17
23
24
30
31