×
Bota, 1 mars 2013
Dita e parë e pranverës riktheu dëborën dhe acarin në Rusi. Në ditët e ardhshme në Rusinë Qendrore temperatura e ajrit mund të bjerë deri në -19 gradë Celsius. Reshje të dendura dëbore kanë tani mbuluar Spanjën. Moti, pavarësisht kalendarit, po vazhdon të bëjë surpriza dimërore.
Rusia, Bota, Klima, ngrica, dëbora, pranvera
Kështu pra, Benedikti XVI abdikoi. Vatikani është tani në gjendjen e Sede vacante - fronit vakant. Në pritje të mbajtjes së Konklavës dhe rezultateve të saj mbarë bota po përpiqet të parashikoje - cili mund të bëhet kreu i ardhshëm i Kishës Katolike Romake. Kandidatë nga vende të ndryshme të botës ka shumë, duke përfshirë edhe jo-evropianë.
Në Rusi sot kremtohet Dita Botërore e Maceve. Përse macet fitojnë zemrat e miliona njerëzve, tregojnë ekspertët për Radiokompaninë "Zëri i Rusisë".
Presidenti i Venezuelës Hugo Chavez vazhdon të drejtojë qeverinë. Kjo është deklaruar nga Zv/Presidenti i Republikës Nicolas Maduro. Ai përgënjeshtroi njoftimet e dukura në faqet e mediave mbi gjoja ndërprerjen e funksionimit të aparatit që e mbante gjallë Chavez-in. Ndërkohë vetë Lideri venezuelian për të tretin muaj me radhë nuk është dukur asnjëherë në publik.
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Mars 2013
Kalendari i ngjarjeve
Mars 2013
2
3
9
10
16
17
23
24
30
31