×
Bota, Mars 2013
Bankat qipriote kanë filluar t'i shërbejnë më në fund klientëve. Pavarësisht nga fakti se institucionet e kreditit nuk kanë punuar në ishull për gati dy javë, panik dhe eksitim rreth zyrave të tyre nuk është vërejtur.
Vendimet e Samitit të pestë të BRICS së bashku me marrëveshjet e forumeve paraardhëse do të formojnë bazën e strategjisë së përgjithshme të zhvillimit të këtij bashkimi. Ndikimi i faktorëve ekonomikë globale, në kuptimin e plotë të fjalës, po i shtyn këto vende për bashkëveprim.
Qindra miliona euro janë transferuar nga Qipro, nëpërmjet zyrave përfaqësuese të bankave qipriote, në Londër dhe në Moskë, njofton Agjencia ITAR-TASS duke iu referuar kanalit televiziv grek “Mega” (http://www.megatv.com/default.asp).
Rusia përshëndet idenë e shfrytëzimit më efikas të potencialit ekonomik të BRICS me mbështetjen e biznesit. Kjo do të siguronte rritjen e volumit të tregtisë dypalëshe, investimeve si dhe zgjerimin e kooperimit industrial.
SHBA-ja dhe Kina po konkurrojnë midis tyre në përpjekje për t’i fituar zemrën Rusisë - ky është një nga konkluzionet e artikullit të botuar në revistën javore “The Nation” (SHBA). Autori i publikimit vë në dukje se vizita zyrtare në Moskë e Presidentit të ri të Kinës, e cila përkoi në kohë me rigjallërimin e caktuar të dialogut ruso-amerikan në sferën e mbrojtjes antiraket (MAR), redukton ndikimin e “skifterëve” me prirje antiruse në isteblishmentin amerikan.
Gjatë krizës globale financiare dhe ekonomike pikërisht shtetet e BRICS (BRIKS) kanë dhënë kontributin më të madh në ekonominë globale, duke mbështetur me këtë rritjen e saj. Megjithatë, në institucione të tilla ndërkombëtare si Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, vendi i shteteve të BRICS është shumë më modest se sa pozicioni i tyre real në botë.
Britania, Kina, India dhe disa vende të tjera u frymëzuan nga ideja e zhvillimit të energjetikës rreshpe (shist). Ekspertët dyshojnë në mundësinë reale të përsëritjes së suksesit amerikan.
Në sfondin e luftës civile në Siri, paqëndrueshmërisë në Irak dhe në gjithë rajonin po fillojnë të shprehen gjithnjë e më shpesh druajtjet në lidhje me rishikimin e pashmangshëm të kufijve në Lindjen e Mesme. Por për këtë nuk janë të interesuar as autorët e "Pranverës arabe", as Perëndimi dhe madje as separatistët e kallëpeve të ndryshme.
Udhëheqja e Qipros shprehet e gatshme për zhvillimin e reformave ekonomike. Plani i saj është i tillë: të bllokohen përkohësisht transaksionet në formë jo-cash në vend, të mbahen të ngrira për një afat të papërcaktuar depozitat me më shumë se 100.000 € dhe të ristrukturohen bankat kryesore më të mëdha të shtetit ishullor.
Një nga rezultatet e takimit të fundit të "Qeveria e Federatës Ruse - Komisioni Evropian" u bë nënshkrimi i "hartës rrugore" të bashkëpunimit energjetik midis Rusisë dhe BE-së deri në vitin 2050. Vërtetë, ai është një dokument kornizë dhe nuk ka të bëjë me Paketën e Tretë të Energjisë - planin e liberalizimit të tregut të energjisë në Evropë.
Informacioni rreth Qipros ngjason shumë me buletinet e përditshme të lajmeve nga frontet e luft
Samiti i BRICS në Durban, i cili do të mbahet më 26-27 mars, mund të qartësojë qasjet ndaj zgjidhjes së krizës në Siri. Gjithashtu nga Afrika e Jugut mund të priten lajme mbi krijimin e Bankës unike të Zhvillimit të BRICS. Për këtë Zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Rjabkov tregoi në intervistën e vet me Radiokompaninë "Zëri i Rusisë" dhe kanalin televiziv RT.
Kompania Radiotransmetuese Shtetërore ruse "Zëri i Rusisë" po del në hapësirën mediatike të Kinës. Menjëherë dy marrëveshje për bashkëpunimin e "Zërit të Rusisë" me mediat kineze u përfshinë në paketën e dokumenteve dypalëshe, të nënshkruara në kuadër të vizitës shtetërore në Rusi të Kryetarit të Republikës Popullore të Kinës, Xi Jinping.
Kërkesa e BE-së për taksimin e depozitave bankare në Qipro ka kërcënuar seriozisht sistemin financiar të ishullit. Disa ekspertë e vlerësojnë këtë si krizë ideore të kapitalizmit, si sistem i bazuar në parimet e tregut të lirë.
Sipas vlerësimeve të ndryshme, rusët ruajnë në bankat e Qipros nga 18-26
Samiti i pestë i BRICS (BRIKS), i cili pritet të mbahet më 26-27 mars, mund të bëhet plotësisht fillimi i formimit të një blloku vlerëplotë ndërkombëtar. Për më tepër se rendi aktual botëror politik dhe ekonomik kërkon rinovim imediat.
Radiokompania "Zëri i Rusisë" dhe Radio Ndërkombëtare e Kinës (China Radio International, ISC) po zgjerojnë bashkëpunimin e tyre. Marrëveshja përkatëse do të nënshkruhet nga drejtuesit e radiostacioneve, respektivisht Andrei Bistrickij dhe Wang Gengnian.
Për herë të parë gjatë dy viteve të konfliktit në Siri u vu në përdorim arma kimike. Në provincën e Aleppo shpërtheu një raketë me mbushje kimike. Damasku dhe opozita kanë akuzuar njëri-tjetrin për përdorimin e substancave helmuese kimike. Ekspertët e "Zërit të Rusisë" janë mëse të bindur: provokimi mund të ndryshojë gjithë rrjedhën e ngjarjeve në Siri dhe të bëhet shkas për një ndërhyrje të jashtme.
Vizita e Kryetarit të Republikës Popullore të Kinës, Xi Jinping, në Moskë do të hapë një kapitull të ri në marrëdhëniet dypalëshe. Ekspertët e quajnë historik takimin e planifikuar për në 22 mars të udhëheqjes së lartë ruse dhe kineze.
Gjysmë trilioni dollarë - e tillë rezulton shuma totale e rënies në vigjilje të çmimit të aksioneve në platformat tregtuese të bursave botërore. Dhe i gjithë faji për këtë bie mbi Qipron. Natën e kaluar Presidenti i Qipros paralajmëroi se vendimi për të imponuar taksën mbi depozitat bankare, ka shumë gjasa, të mos miratohet për shkak mosgrumbullimit të numrit të kërkuar të votave parlamentare. Ndërsa kjo do të thotë se vendi është si kurrë ndonjëherë më parë në prag të falimentimit.
Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Mars 2013
Kalendari i ngjarjeve
Mars 2013
2
3
9
10
16
17
23
24
30
31