×
Bota, 13 shkurt 2013
Kina mori kryesimin në tregtinë botërore në bazë të rezultateve të vitit të kaluar. Për herë të parë në histori Kina arriti të parakalojë Shtetet e Bashkuara. Dhe, duhet thënë, para afatit. Analistët kishin parashikuar se kjo nuk do të ndodhë më herët se në vitin 2016. Kurse tani ekspertët besojnë se që pas 4 vjetësh Republika Popullore e Kinës do të dalë në pozitë kryesuese edhe përkatësisht vëllimit të PBB-së.
Sot, më 13 shkurt, kremtohet Dita Botërore e Radios. Kjo datë është themeluar me iniciativën e UNESCO-s. Solemnitetet kryesore të rastit po zhvillohen në selinë e organizatës në Paris. Për pjesëmarrje në to janë ftuar radiotransmetuesit më të mëdhenj botërorë, në mesin e tyre edhe "Zëri i Rusisë".
Bota po përpiqet tani të parashikojë se me çfarë pasojash do të jetë i mbarsur largimi nga froni i Papës së Romës. Abdikimi i Benediktit XVI u bë një ngjarje krejtësisht e papritur për të gjithë. Ndërsa Pontifiku po kalon ditët e veta të fundit në statusin e Kreut të Selisë së Shenjtë, bota e krishtere perëndimore shtron pyetjen: po çfarë do të ndodhë më tej? Ekspertët përgjigjen: do të zgjidhet Papa i ri latinoamerikan dhe do të vendoset ndërveprimi midis Krishterimit dhe Islamit.
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28
Shkurt 2013
Kalendari i ngjarjeve
Shkurt 2013
2
3
9
10
16
17
23
24