×
Bota, Shkurt 2013
Projektligji për legalizimin e përdorimit të marihuanës për qëllime mjekësore në gjithë territorin e vendit është paraqitur në Kongresin amerikan. Tani në 18 shtete dhe në Distriktin e Kolumbias lejohet shitja, blerja dhe përdorimi i marihuanës me recetën e mjekut. Pavarësisht se kjo gjë është e ndaluar me ligj federal dhe se për këtë personi përdorues mund të përfundojë në burg.
Franca mbetet një nga partneret më të rëndësishme strategjike të Rusisë, deklaroi Vladimir Putin në një konferencë shtypi pas përfundimit të bisedimeve me homologun e tij francez François Hollande. Kjo deklaratë u bë pas nënshkrimit të pakete mjaft solide prej më shumë se një duzinë dokumentesh, të cilat parashikojnë zhvillimin e drejtimeve të reja të bashkëpunimit të dy vendeve.
Sot më 20:00 me orën e Romës Selia e Shenjtë e Vatikanit do të mbetet bosh. Papa Benedikti XVI dha dorëheqjen. Ekspertët ia atribuojnë këtë abdikim të Papës faktit se katolicizmi bashkëkohor po përballet aktualisht me një krizë tejet serioze, kurse problemet e akumuluara për dekada të tëra me radhë dhe të lëna në heshtje me vetëdije nga Vatikani, Benedikti XVI gjatë viteve të qëndrimit të tij në fronin papal jo vetëm që nuk i zgjidhi, por madje dhe i përkeqësoi.
Zbutja e sanksioneve aktualisht vepruese dhe heqja dorë nga miratimi i të rejave. Me një propozim të tillë doli “Gjashtëshja" e ndërmjetësuesve ndërkombëtarë në bisedimet me përfaqësuesit e Iranit. Natyrisht, nga Teherani priten hapa reciprokë: refuzimi i pasurimit të uraniumit deri në 20 për qind.
Në Emiratet e Bashkuara Arabe përfundoi ekspozita prestigjioze e pajisjeve ushtarake dhe armatimeve - IDEX 2013. Prodhuesit rusë kanë paraqitur në këtë forum shumë modele të reja të armëve dhe teknikës ushtarake, të cilat destinohen për t'u bërë “hite të shitjeve” në dekadën e ardhshme, duke përfshirë edhe tankun “T-90SM” (russ. Т-90СМ).
Kohës së pontifikatit të Papës së Romës Benedikti XVI po i vjen fundi. Sot Kreu i Kishës Katolike Romake mbajti audiencën e fundit të përgjithshme. Abdikimi i Benediktit XVI do të ndodhë më 20.00 (sipas orës së Romës) të datës 28 shkurt. Që nga ky moment e deri në zgjedhjen e papës së ri froni romak do të jetë vakant.
Biblioteka e Schneerson-it ka një "bazë të fuqishme ligjore" për të mbetur përfundimisht në Rusi, shprehet me bindje të plotë Ministri rus i Kulturës, Vladimir Medinski. Hasidët amerikanë e hodhën poshtë iniciativën e Presidentit Vladimir Putin për t’i vendosur librat fetarë dhe dorëshkrimet e vjetra në Qendrën e Tolerancës të Moskës.
Administrata e dytë e Presidentit Barack Obama do të përpiqet të luajë një rol konstruktiv në zgjidhjen e problemeve ndërkombëtare. Një përshtypje e tillë iu krijua Ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov pas bisedimeve të zhvilluara me Sekretarin e ri amerikan të Shtetit, John Kerry.
Shkencëtarët tanë kanë gjetur mënyrën e rritjes së mishit artificial - një deklaratë të tillë të bujshme, madje sensacionale, kanë bërë kohët e fundit inxhinierët amerikanë nga kompania Modern Meadow. Ata kanë paraqitur teknologjinë unikale për prodhimin e mishit artificial.
Jo shumë kohë më parë kompania ndërkombëtare PricewaterhouseCoopers ka parathënë një revolucion të ri global energjetik - kësaj here në bazë të naftës shist argjilor. Vlerësimet e ekspertëve të pavarur nuk janë fort të qarta. Shumica e tyre pajtohen me mendimin se në dekadën e ardhshme lëvizje revolucionare në sektorin e energjetikës nuk duhet të priten.
Rusia do të sigurojë praninë e vet të përhershme në Detin Mesdhe aty nga viti 2015. Siç është raportuar nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Federatës Ruse, në skuadronin përkatës do të hyjnë anijet e Flotës së Detit të Zi, Flotës së Detit të Veriut dhe të Flotës së Detit Balltik.
Presidenti rus Vladimir Putin ishte ndoshta i fundit nga kryetarët e shteteve që foli me Kryeministrin e Bullgarisë para dorëheqjes së tij.
Shërbimi Federal rus për Mbikëqyrjen në sferën e Mbrojtjes së të Drejtave të Konsumatorit dhe Mirëqenies së Njeriut - “Rosportebnadzor” - paralajmëron: furnizimet e mishit të lopës dhe viçit nga Evropa mund të pezullohen në qoftë se autoritetet e BE-së nuk do të japin garanci suplementare të cilësisë së produktit. Arsyeja - skandali që plasi me mishin e kalit që është shitur si mish lope.
Në janar Franca i ka shitur Libisë 50 motoskafë ushtarakë, në shkurt Italia i fali ish kolonisë së vet 20 automjete të blinduara transporti. Kurse në prill në bregdetin libian do të mbërrijë një anije e Marinës Mbretërore të Britanisë së Madhe me një gamë të gjerë armatimesh të ndryshme në bord. Pasi shkatërroi Xhamahirinë (Jamahiriya) BE-ja ia hyri seriozisht punës për armatosjen e qeverisë jofunksionale.
Rusia kërcënohet nga një revolucion i ri shale (shale revolution) - kësaj here i naftës shist argjilor, - mendon firma konsulente PricewaterhouseCoopers. Specialistët konfirmojnë me bindje të plotë se në dekadat e ardhshme prodhimi i naftës shist argjilor do të rritet me ritme të përshpejtuara, madje bombastike, gjë kjo që do të çojë në mënyrë të pashmangshme në uljen drastike të çmimeve të naftës.
Të enjten, më 21 shkurt, mu në zemër të Damaskut gjëmoi një shpërthimit i fuqishëm. Mediat njoftojnë për dhjetra të vrarë e të plagosur. Incidenti ka ndodhur afër postbllokut të partisë në pushtet "Baath". Në të njëjtën ditë në kryeqytetin sirian ndodhën edhe një sërë shpërthimesh të tjera. Qeveria legjitime gradualisht po humbet kontrollin ndaj situatës në vend, shprehen ekspertët.
Rusia dhe Italia po rifillojnë zhvillimin e përbashkët të nëndetëseve për qëllime të eksportit. Kombinimi i teknologjive dhe eksperiencës së këtyre dy vendeve mund të sjellë të ardhura të mëdha në kushtet kur gjithnjë e më shumë shtete janë duke planifikuar krijimin e flotës së vet të nëndetëseve apo modernizimin serioz të saj.
Rënia e meteoritit në rajonin e Çeljabinskut (Chelyabinsk) ka nxitur komunitetin shkencor global për të zhvilluar sisteme të reja paralajmëruese të kërcënimit kozmik. SHBA-ja synon të vendosë në Tokë dhe në kozmos disa komplekse vëzhgimore. Në Rusi, jo larg Kazanit (kryeqyteti i Republikës së Tartarstanit), do të vihet në veprim teleskopi i ri unikal "Megatortor", i aftë për të monitoruar objekte të vogla kozmike që lëvizin me shpejtësi shumë të lartë.
Në Dresden u zhvillua ceremonia e dorëzimit të Çmimin Ndërkombëtar të Paqes. Laureat i këtij viti u bë ish oficeri sovjetik Stanisllav Petrov, i cili më 26 shtator të vitit 1983 parandaloi shpërthimin e luftës bërthamore.
Zgjidhja e konfliktit në Siri ka lëvizur tashmë nga pika e vdekur, vendosja e dialogut po bëhet çështje prioritare, deklaroi Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov. Më 25 shkurt në Moskë ai do të zhvillojë bisedime me homologun e tij sirian, Valid al-Muallem.
Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28
Shkurt 2013
Kalendari i ngjarjeve
Shkurt 2013
2
3
9
10
16
17
23
24