×
Bota, 10 janar 2013
Kolapsi i institucioneve financiare me rëndësi sistemike dhe rënia e vlerës së monedhave të tjera të kryesore botërore do të vazhdojë të kërcënojë ekonominë botërore në dekadën e ardhshme, thuhet në raportin me temë "Rreziqet globale të vitit 2013" të Forumit Ekonomik Botëror. Në vitin që sapo hyri shqetësimi më i madh i ekspertëve është i lidhur me mundësinë e krijimit të së ashtuquajturës “humnerë fiskale” (“fiscal cliff) në SHBA dhe falimentimit (default) në Greqi.
Siria është shndërruar aktualisht në një nga vendet më të rrezikshme për të krishterët. Për këtë paralajmëron Organizata e krishtere ndërkombëtare e mbrojtjes së të drejtave të njeriut "Open Doors» (“Dyert e Hapura”) në raportin e saj vjetor. Në studimin e organizatës thuhet se të krishterët sirianë i nënshtrohen vazhdimisht dhunës, kurse shumë shenjtërore të tyre janë shkatërruar plotësisht.
Mosmarrëveshjet në lidhje me kozmodromin “Bajkonur” mes miqve në Bashkimin Doganor - Rusisë dhe Kazakistanit - kanë marrë tashmë status zyrtar. Siç u bë e ditur, që para festave të Vitit të Ri Moska i dërgoi një notë Astana-së. Qeveria ruse ka kërkuar në të sqarime në lidhje me deklaratat e fundit të Kreut të Agjencisë Kombëtare Kozmike të Kazakistanit - “Kazkosmos” - Tallgat Musabajev.
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Janar 2013
Kalendari i ngjarjeve
Janar 2013
1
5
6
12
13
19
20
26
27