×
Bota, Janar 2013
Në Mynih pritet të hapet Konferenca ndërkombëtare e sigurisë (nga 1-3 shkurt). Përpara anëtarëve të saj shtrohen për zgjidhje problemet e BE-së, sigurisë Euro-Atlantike dhe kibernetike. Por sot del në plan të parë, megjithatë, situata në vendet arabe.
Duke shpallur mbi krijimin e Forumit ndërkombëtar të prodhuesve çajit vendet e përfshira në këtë bllok deklaruan faktikisht për fillimin e rishpërndarjes së tregut të çajit. Megjithatë mishërimi në jetë i këtyre qëllimeve, sipas mendimit të ekspertëve, nuk do të jetë aspak i lehtë - liderët e tjerë të industrisë së çajit, të mbetur përtej kuadrit të Forumit, nuk ka të ngjarë t’u lejojnë të tjerëve që t’i diktojnë atyre kushtet e veta.
Perëndimi është i fiksuar me çështjen bërthamore të Iranit. Ndoshta e vetmja mënyrë për të zgjidhur këtë problem mbetet avancimi drejt krijimit në këtë rajon të një zone të lirë nga armët bërthamore, shprehet me bindje të plotë Profesori i nderuar i gjuhësisë dhe filozofisë në Universitetin e Teknologjisë të Massachusetts (Massachusetts Institute of Technology, MIT), Noam Chomsky. Edhe bota arabe po e mbështet këtë ide.
U njoftua mbi fillimin e një vizite pune në Moskë të Kryeministrit hungarez Viktor Orb
Javën e kaluar në Londër, në Shtëpinë Ankand të MacDougall, u hap ekspozita “Piktura klasike ruse e shekullit XX”, e cila përfshinte punët e Arkadi Plastov (Arkady Plastov) dhe të laureatëve të Çmimit Plastov në lëmin e Arteve të Bukura.
Autoritetet britanike kanë ndërmend të lansojnë projektin e anti-reklamës së vendit të vet në Rumani dhe Bullgari. Me paraqitjen e Britanisë së Madhe nën një dritë sa më të keqe, Londra shpreson të trembë, të pengojë emigrantët potencialë, fluksi i të cilëve mund të vërshojë në Mbretërinë e Bashkuar vitin e ardhshëm. Pikërisht atëherë përfundon afati i veprimit të kuotave për hyrjen në vend të qytetarëve të shteteve anëtare të reja të BE-së.
Midis Rusisë dhe Ukrainës po ndizet përsëri konflikti i gazit. Koncerni rus “Gazprom” i ka paraqitur kompanisë ukrainase “Naftogaz” llogarinë prej 7 miliardë dollarësh për mosmarrjen e vëllimit të duhur të gazit të kontraktuar në vitin 2012, kurse në Kiev nxituan të deklarojë se nuk kanë ndërmend t’i paguajnë kurrfarë gjobash holdingut rus të gazit. Ndërkohë Ukraina ka ndërmarrë këto ditët e fundit hapin e radhës për të reduktuar vartësinë nga “Gazprom-i”.
Miliarderi Roman Abramoviç (Abramovich) ka blerë koleksionin e veprave të Ilia Kabakov (Ilya Kabakov), klasikut të artit konceptual rus dhe artistit më të shtrenjtë rus.
Epokës së antibiotikëve po i vjen fundi. Një numër gjithnjë e në rritje infeksionesh po shfaqin rezistencë ndaj tyre. Përhapja e bakterieve që janë të pandjeshëm ndaj veprimit të antibiotikëve përbën një kërcënim serioz për njerëzimin, deklarojnë shkencëtarët.
Më 28 janar në tre provincat e Egjiptit - Port Said, Suez dhe Ismailia hyri në fuqi gjendja e jashtzakonshme. Ky ishte reagimi i Presidentit Mohammed Mursi ndaj trazirave 3-ditore në këto qarqe. Këto masa u bënë shkak për pakënaqësi të reja.
Njësitë ushtarake të Malisë dhe Francës refuzuan të sulmonin qytetin Timbuktu, ata i druhen rezistencës së fortë të militantëve. Në periferi të qytetit veprojnë forcat e zbulimit të Francës dhe Malisë, por ushtarakët ende nuk janë në dijeni të faktit nëse rebelët do të ndërmarrin sulme të reja apo do të shpërngulen në veri në shkretëtirë, në kufi me Algjerinë.
Sistemet e raketave të mbrojtjes kundërajrore të NATO-s do të fillojnë patrullimin luftarak në Turqi para fundit të kësaj jave. Kjo u deklarua nga Gjenerali i Brigadës i NATO-s, Gary Deakin.
Më 27 janar në Poloni në muzeun "Auschwitz-Birkenau" në qytetin e Auschwitz do të hapet sërish ekspozita ruse. Data nuk është zgjedhur rastësisht: në këtë ditë në vitin 1945 kampi i vdekjes u çlirua nga trupat sovjetike.
Kina po vërshon drejt kozmosit me një shpejtësi në rritje. Në vitin 2013 ajo synon të nxjerrë në orbitë 20 satelitë. Në rast suksesi Kina do ia kalojë Rusisë dhe SHBA-ve për sa i përket këtyre treguesve. Në veçanti, në gjysmën e dytë të vitit, Kina planifikon të lëshojë një satelit spiun në Hënë.
Epidemia globale e virusit vdekjeprurës - temë për një triller fantastik apo perspektivë e ditës së nesërme? Kjo pyetje lindi pasi një grup shkencëtarësh perëndimorë njoftoi mbi heqjen e moratoriumit në lidhje me studimin e virusit të rrezikshëm vdekjeprurës të gripit të shpendëve. Se çfarë rreziku qëndron në rifillimin e eksperimenteve mbi shtamin H5N1 të virusit - Radiokompanisë “Zëri i Rusisë” i treguan ekspertët rusë.
Në takimin me Zoran Anxhelkoviç në maj të vitit 2005, kur ai ishte Zëvendës kryetar i Skupshtinës së Serbisë dhe njëkohësisht Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste të Serbisë, ne kemi biseduar për Bashkimin shtetëror të Serbisë dhe Malit të Zi, dhe, natyrisht, për Kosovën.
Parashikimet për të ardhmen e ekonomisë botërore, recetat e zhvillimit për Rusinë dhe perspektivat e tërheqjes së investimeve të reja në vend u diskutuan nga biznesmenët me emër dhe liderët politikë rusë e perëndimorë të mbledhur në Davos gjatë një dreke pune të biznesit organizuar nga Capital VTB.
YotaPhone rus doli triumfues në Ekspozitën amerikane të Elektronikës së Konsumit (Consumer Electronics Show). Në të u vlerësuan mjaft lart avantazhet e modelit, i cili kombinon në vetvete funksionet e telefonit celular dhe eBook reader. Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se YotaPhone rus do t’i duhet të përballojë luftën e ashpër për vend në treg me gjigandë të tillë si Apple, Samsung dhe HTC.
Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka zgjeruar sanksionet kundër Republikës Popullore Demokratike të Koresë (RPDK) në lidhje me faktin e lëshimit prej saj të raketës më 12 dhjetor. Rezoluta u miratua njëzëri. Në përgjigje të kësaj Pheniani është kërcënuar të vazhdojë rritjen e potencialit të vet ushtarak dhe të ndalojë veprimet për pezullimin e zhvillimit të mëtejshëm të programit të tij bërthamor.
Në Davos filloi punimet Forumi Ekonomik Botëror, i cili tradicionalisht mbledh së bashku liderët politikë dhe përfaqësuesit kryesorë të botës së biznesit. Delegacioni rus në këtë Forum kryesohet nga Kryeministri Dimitri Medvediev.
Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Janar 2013
Kalendari i ngjarjeve
Janar 2013
1
5
6
12
13
19
20
26
27