×
Bota, 16 nëntor 2012
Mars rover "Curiosity" filloi të studiojë përbërjen kimike të tokës së Marsit. Manipulatori (krahu) mekanik i tij mori mostrën e parë nga zona e rrafshinës në kraterin gjigand Gale. Një grusht dhé i kuq për dy ditë është studiuar në laboratorin e vendosur brenda bordit të makinës robotike kozmike.
Rusia përfundoi procesin e bashkërendimit të projektit të ndërtimit të tubacionit të gazit "South Stream" (“Rryma Jugore”) me të gjithë pjesëmarrësit e tij. Vendi i fundit që nënshkroi protokollin për vendimin e investimeve në lidhje me gazsjellësin u bë Bullgaria. Marrëveshja përkatëse u nënshkrua në Sofje nga Holldingu bullgar i energjisë dhe koncerni rus “Gazprom”.
Me porosi të Presidentit egjiptian për në Rripin e Gazës sot u nis Kryeministri i Egjiptit Hisham Kandil. Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu deklaroi se gjatë qëndrimit të tij 3 orësh në Gaza Izraeli do të ndalojë të gjitha veprimet ushtarake.
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Nëntor 2012
Kalendari i ngjarjeve
Nëntor 2012
3
4
10
11
17
18
21
24
25
28