×
Bota, 12 nëntor 2012
Greqia ndodhet në prag të defaut-it. Këtë javë përfundon afati i pagesave për obligacionet e qeverisë, kurse Athina nuk ka para për këtë. Huadhënësit kanë premtuar t’i japin asaj 31.5 miliardë € në qoftë se autoritetet do të miratojnë paketën e radhës të masave anti-krizë.
Barack Obama, i cili sapo u rizgjodh në postin e kryetarit të shtetit, ka humbur menjëherë me skandal të madh Shefin e vet të CIA-s, gjeneralin David Petraeus. Më 11 nëntor ai dha dorëheqjen pasi u bë e ditur publikisht tradhtia e tij bashkëshortore.
Pas “Lukoil” (russ. «Лукойл»), që është përfshirë prej kohësh në përvetësimin e vendburimit të lëndës hidrokarbure në Qurna Perëndimore-2 në Irak, në këtë vend po vjen edhe një kompani tjetër ruse“Bashneft” (russ. «Башнефть»). Në Bagdad u nënshkrua kontrata për eksplorimin me pjesëmarrjen e saj të vendburimeve të hidrokarbureve dhe nxjerrjen e naftës në krahinat e Al-Naxhaf dhe Al-Muthanna.
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Nëntor 2012
Kalendari i ngjarjeve
Nëntor 2012
3
4
10
11
17
18
21
24
25
28