×
Bota, 9 nëntor 2012
Frenimi bërthamor mbetet themeli i stabilitetit strategjik, por konstruksioni i tij, i zhvilluar në vitet e Luftës së Ftohtë, filloi të shkërmoqet e të bjerë copa-copa nën ndikimin e kërcënimeve të reja. Kërkimit të mënyrave, rrugëve të reja në botën që ndryshon vazhdimisht i është dedikuar Konferenca ndërkombëtare në Moskë "Armët bërthamore dhe siguria ndërkombëtare në shekullin XXI".
Sesioni i 58-të i Asamblesë Parlamentare të NATO-s do të hapet më 9 nëntor në Pragë. Në kryeqytetin çek do të mblidhen rreth 350 parlamentarë nga të gjitha 28 shtetet anëtare të Aleancës së Atlantikut të Veriut. Kurrfarë surprizash nga sesioni i tanishëm vëzhguesit nuk presin.
Bullgaria dhe Rusia kanë arritur në marrëveshje parimore në lidhje me kontratat e gazit. Ministri i ekonomisë, energjetikës dhe turizmit të Bullgarisë Deljan Dobrev i paraqiti projektin "South Stream" (“Rryma Jugore”) Komisionit ekonomik në Parlament. Sipas fjalëve të zyrtarit bullgar, gazsjellësi është i një rëndësie prioritare për vendin, meqenëse ky korridor diversifikon furnizimet e gazit natyror në BE.
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Nëntor 2012
Kalendari i ngjarjeve
Nëntor 2012
3
4
10
11
17
18
21
24
25
28