×
Bota, 8 nëntor 2012
Eksponatet unikale prej qelibari, të krijuara me duart e mjeshtrave rusë nga qyteti më perëndimor i vendit - Kaliningrad, janë ekspozuar në Muzeun e Luvrit në Paris. Rusët, ndër 300 kompani të ndryshme nga e gjithë bota, marrin pjesë këtu në Sallonin (Panairin) Ndërkombëtar të Trashëgimisë Kulturore (nga 7-11 nëntor).
Në Pekin filloi punimet Kongresi i XVIII-të i Partisë Komuniste Kineze (PKK). E hapi atë Kryetari aktual i shtetit Hu Jintao.
Në ekspozitën "Info Defence 2012" që u hap në Indonezi, një nga forumet më të mëdha të armëve në këtë rajon, Rusia ka paraqitur një gamë shumë të gjerë produktesh të destinacionit ushtarak dhe civil të Kompleksit Industrial Ushtarak (russ. ОПК) dhe shpreson të nënshkruajë atje një numër të madh kontratash.
Në Moskë ndodhet aktualisht me një vizitë dy-ditore Presidenti i Izraelit Shimon Peres. Sot, së bashku me Presidentin Putin, ai do të marrë pjesë në ceremoninë e përurimit të Muzeut hebre dhe Qendrës së tolerancës. Përveç kësaj, presidentët e të dy vendeve do të zhvillojnë bisedime në lidhje me çështjet e politikës së jashtme dhe zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale midis Rusisë dhe Izraelit.
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Nëntor 2012
Kalendari i ngjarjeve
Nëntor 2012
3
4
10
11
17
18
21
24
25
28