×
Bota, Nëntor 2012
Në Hungari plasi një skandal i madh antisemit. Kryetari i një prej partive parlamentare bëri thirrje për përpilimin e listës së hebrenjve që përbëjnë rrezik kërcënues për sigurinë kombëtare. Autor i nismës skandaloze zhurmëmadhe ishte Márton Gyöngyösi - njëri nga udhëheqësit e Partisë nacionaliste "Jobbik” (Lëvizja për një Hungari më të Mirë).
Mali Table (angl. Table Mountain), një nga atraksionet kryesore të Afrikës së Jugut, është përfshirë ndër "shtatë mrekullitë e reja të natyrës". Ceremonia zyrtare për nder të këtij evenimenti do të zhvillohet të dielën, më 2 dhjetor. Kjo ngjarje është një nder i madh jo vetëm për Afrikën e Jugut, por edhe gjithë kontinentin afrikan.
Me shumicë dërrmuese votash Asambleja e Përgjithshme e OKB-së e njohu Palestinën si shtet me statusin e vëzhguesit në të. Sipas mendimit të Moskës (e cila votoi "pro" kësaj), rritja e statusit palestinez do të lehtësojë rinisjen e dialogut ndërmjet palestinezëve dhe izraelitëve. Ndërkohë, komuniteti ekspert në lidhje me këtë çështje është ndarë në optimistë dhe pesimistë.
Meksika i dorëzoi Rusisë presidencën në "Njëzetëshen e Madhe". Këtë post vendi kryesues e mban për një vit. Gjatë kësaj kohe Rusia do të përpiqen të gjejë zgjidhje praktike për rimëkëmbjen, shëndoshjen e ekonomisë botërore. Më 1 dhjetor, kur statusi i kryetarit do t’i kalojë vendit zyrtarisht, Presidenti Vladimir Putin do të dalë me një video mesazh drejtuar anëtarëve të "Grupit të Njëzetëshes".
E gjithë Serbia Perëndimore është përfshirë nga paniku. Popullsia, në kuptimin e plotë të fjalës, po fshin nga banakët e dyqaneve dhe tezgat e tregjeve hudhrat! I gjithë problemi konsiston në faktin, se një mulli i braktisur pranë bregut të lumit Rogaçica, në afërsi të fshatit Zarozhie, nën qytezën Bajna Bashta, papritmas u shemb.
Për shumë vite të punës sime në Ballkan mua më ka rënë rasti të takohem disa herë me Emir Kusturicën. Kam qenë i ftuar si mysafir në shtëpinë e tij në malin Mokra, kemi biseduar ne edhe një vit më parë në Moskë, shkruan Konstantin Kaçalin. Dhe, duhet thënë, se Emiri ka një vizion të pazakontë ndaj botës, ai përsiat në mënyrë shumë interesante rreth njerëzve bashkëkohorë, mbi marrëdhëniet me kulturën perëndimore dhe për spiritualitetin sllav.
Në Londër ka arritur në pikën e vet kulminante “java tradicionale ruse” e ankandeve. Ajo po zhvillohet nga 25-30 nëntor dhe tashmë që në ditët e para në të janë regjistruar rekorde të çmimeve. Kryevepra e penelit të piktorit Boris Kustodiev "Karrocieri" (russ. «Извозчик»), e punuar prej tij në vitin 1923, është shitur në ankandin Christie’s për 4 milionë e 409 mijë pound sterlina (rreth 7 milionë $). Ky është një rekord i ri botëror i çmimit të veprës së artistit.
Në Ramallah u krye zhvarrosja e eshtrave të Kreut të parë të Administratës Kombëtare Palestineze, Jaser Arafat (Yasser Arafat). Ekspertët nga Zvicra, Franca dhe Rusia do të duhet të hedhin poshtë ose të konfirmojnë dyshimet e të afërmve të Arafatit, të cilët besojnë se ai u helmua me polonium-210. Për nxjerrjen e konkluzioneve përfundimtare mund të nevojiten disa muaj.
Tema e Expo 2017 - "Energjia e së ardhmes" - pasqyron në mënyrë të përkryer drejtimet kryesore të zhvillimit të Astana-së, kryeqytetit të shtetit të ri dhe dinamik të Kazakistanit. Ndoshta pikërisht me këtë dhe u kushtëzua zgjedhja e bërë në favor të Astana në Asamblenë e Përgjithshme të Byrosë Ndërkombëtare të Ekspozitave në Paris.
Qytetari rus Stanisllav Petrov u bë laureat i Çmimit ndërkombëtar Drezden. Çdo vit ai i jepet njerëzve, të cilët kanë arritur të shmangin ndonjë konflikt ushtarak apo të ndalojnë dhunën. Stanisllav Petrov, një ish oficer sovjetik, në vitin 1983 paradaloi shpërthimin e luftës bërthamore.
Rusia dhe Agjencia Hapësinore Evropiane (European Space Agency, ESA) deri në fund të vitit do të nënshkruajnë marrëveshjen për eksplorimin e përbashkët të Planetit të Kuq, njoftoi Kreu i Agjencisë Federale Kozmike të Rusisë “Roskozmos”, Vladimir Popovkin. Javën e ardhshme ai do të takohet me Kreun e ESA-s Jean-Jacques Dordenom për të diskutuar detajet përfundimtare të projektit "EkzoMars".
Dimitri Medvediev është i gatshëm të kandidojë përsëri për President të Rusisë, vetëm nëse ky do të jetë vullneti dhe dëshira e votuesve. Tani për tani ai nuk ka plane të tilla. Për këtë Kryeministri rus deklaroi në një intervistë dhënë Agjencisë së lajmeve France Presse dhe gazetës "Le Figaro".
Kur më 16 nëntor Kryetari i Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë (ICTY), amerikani Theodor Meron, deklaroi se gjeneralët kroatë të luftës Ante Gotovina dhe Mlladen Markaç lirohen nga akuzat dhe si rrjedhojë lihen të lirë, në gjithë Kroacinë filloi festimi i bujshëm i kësaj ngjarje.
Tablloja e Boris Kustodiev "Karrocieri" (russ. «Извозчик») nga koleksioni i shkencëtarit të njohur rus Pjotër Kapica do të nxirret për herë të parë në ankandin "Kryeveprat e artit rus" më 26 nëntor 2012.
Për shkak të rënies së kërkesës konsumatore evropiane dhe zbatimit të “Paketës së Tretë të Energjisë”, në bazë të llogaritjes së rezultateve vjetore, "Gazprom-in" e pret reduktimi i eksporteve të gazit me 4-5 për qind. "Gazprom-i" vazhdon ta konsiderojë Europën si një treg prioritar për shitjen e gazit të vet. Për të forcuar sigurinë e saj në sferën e energjetikës kompania ruse po realizon mega projekte për ndërtimin e sistemeve të gazsjellësve. U vu në shfrytëzim tashmë tubacioni i gazit "Nord Stream" (“Rryma Veriore”), është gati për të filluar ndërtimi i gazsjellësit “South Steam” ("Rryma Jugore").
Rripi i Gazës dhe Siria janë shembujt më të fundit të konflikteve, ku trupat e rregullta ballafaqohen me formacionet e militantëve ekstremistëve, të armatosur praktikisht në tregun e zi. Parandalimi ose të paktën reduktimi i shpeshtësisë së këtyre luftërave lokale do të mund të arrihej me ndihmën e Traktatit Ndërkombëtar të Tregtisë së Armëve.
Mes Izraelit dhe lëvizjes palestineze “Hamas” u arrit një armëpushim i brishtë. Ai ndaloi operacionin e Izraelit "Shtylla e mbrojtjes”, i cili nisi më 14 nëntor në përgjigje të sulmeve me raketa nga Gaza mbi territorin e tij.
Në Ballkan ka qenë prej kohësh e njohur se ish-Sekretarja amerikane e Shtetit Madeleine Albright dhe shoqja e vjetër e gjeneralit Wesley Clark, ish-komandant i forcave të NATO-s gjatë fushatës së bombardimeve të Jugosllavisë, janë miq të hershëm të Hashim Thaçit. Ata edhe sot e kësaj dite nuk janë bërë fare pishman që, për hir të "shpëtimit të shqiptarëve të Kosovës”, dhanë urdhër për të zhdukur nga faqja e dheut qytetet dhe fshatrat e Jugosllavisë.
Rusia ka ofruar organizimin e një takimi urgjent të "kuartetit" të ndërmjetësve ndërkombëtarë për Lindjen e Mesme në sfondin e krizës së përshkallëzuar mes Izraelit dhe palestinezëve. Nisma në fjalë u artikulua nga Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov në bisedimet me Sekretaren amerikane të Shtetit Hillary Clinton në Kamboxhia, në margjinat e Samitit të Azisë Lindore:
Korrespondenti i Radiokompanisë "Zëri i Rusisë" u bë dëshmitar okular i asaj, se si në jug të Nju Jorkut, të prekur shumë rëndë nga uragani "Sandy", po shpërndahet ndihma humanitare e sjellë nga Rusia.
Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Nëntor 2012
Kalendari i ngjarjeve
Nëntor 2012
3
4
10
11
17
18
21
24
25
28