×
Bota, 4 tetor 2012
Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka ndërmend të diskutojë situatën e krijuar në Mali (shtet në Afrikën Perëndimore). Autoritetet e vendit kërkojnë me ngulm hyrjen e kontigjentit ushtarak, i cili do të ndihmojë për largimin e terroristëve nga Veriu i vendit.
Zyrtarët e Komisionit Evropian janë të pakënaqur me nivelin e sigurisë në centralet bërthamorë të BE-së. Një konkluzion i tillë mund të nxirret nga raporti mbi rezultatet e stress-testeve, të kryera në reaktorët bërthamorë të Botës së Vjetër.
Në Ukrainë po fillon ndërtimi i uzinës së parë për prodhimin e karburantit për centralet bërthamore. Ky është një projekt i përbashkët i koncernit shtetëror ukrainas "Karburanti bërthamor" (russ. «Ядерное топливо») dhe kompanisë ruse "TVEL" (russ. «ТВЭЛ») - "vajzës" së Korporatës Shtetërore Ruse për Energjinë Atomike - Rosatom.
OKB-ja dhe NATO-ja e dënuan incidentin me të shtënat me artilieri në kufirin mes Sirisë dhe Turqisë. Turqia iu drejtua Këshillit të Sigurimit të OKB-së me kërkesën për të marrë masa urgjente me qëllim të detyrimit të Sirisë për të ndaluar veprimet agresive. Të mërkurën një predhë artilerie, e lëshuar nga territori sirian, ra në një shtëpi të banuar në qytetit kufitar turk Akçakale.
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Tetor 2012
Kalendari i ngjarjeve
Tetor 2012
2
6
7
13
14
20
21
27
28