×
Bota, 3 tetor 2012
30 gjuhë evropiane mund të zhduken fare nga përdorimi i përditshëm. Një parashikim i tillë është bërë nga ekspertët e rrjetit Meta-net, që bashkon 53 qendra kërkimore nga 33 vende të botës. Fajtor total për gjithë këtë mënxyrë rezulton Interneti, i cili nuk është i përshtatur për njohjen e tyre.
Shkencëtarët skocezë menduan një mënyrë radikale për të luftuar ngrohjen globale. Ata sugjerojnë të mbulohet një pjesë e dritës së diellit që bie në tokë me një re gjigande pluhuri. Pluhuri mund të përftohet nga një asteroid, duke instaluar në të një top elektromagnetik. Ai do të thërrmojë substancën përbërëse të tij, do të hedhë fashën e pluhurit dhe njëkohësisht do ta detyrojë asteroidin të lëvizë në pikën e nevojshme.
Moska është e gatshme të zhvillojë më tej marrëdhëniet me Uashingtonin, nuk ka asnjë kundërshtim për projektet humanitare të USAID-it në Rusi dhe po përpiqet të shuajë "stuhinë" në Lindjen e Mesme. Pikërisht këto tema u prekën nga Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov në intervistën e tij dhënë gazetës ruse "Kommersant" («Коммерсант»).

Presidenti gjeorgjian Mihaill Saakashvili (Mikhail Saakashvili) pranoi sot humbjen e partisë së tij në zgjedhjet parlamentare. Në këtë mënyrë përfundoi kapitulli anti-rus në historinë bashkëkohore të Gjeorgjisë.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Tetor 2012
Kalendari i ngjarjeve
Tetor 2012
2
6
7
13
14
20
21
27
28