×
Bota, Tetor 2012
Mitt Romney dhe Barack Obama u barazuan në rejtingun e simpative të votuesve. Të dhëna të tilla një javë para zgjedhjeve presidenciale në SHBA kanë marrë sociologët. Edhe pse, siç vënë në dukje vetë amerikanët, sistemi zgjedhor i SHBA-së mund të sjellë gjithfarë surprizash.
Gjatë vitit të kaluar ndodhën dy ngjarje që kanë tronditur, lëkundur seriozisht besimin e rusofobëve rumunë në kapacitetin e Presidentit Barack Obama dhe kanë rritur në mënyrë të theksuar numrin e adhuruesve të Mitt Romney nga Bukureshti.
Teherani i ka lënë mënjanë tani për tani planet për krijimin e armës bërthamore. Për këtë i deklaroi gazetës "The Daily Telegraph" në Londër Ministri i Mbrojtjes i Izraelit Ehud Barak. Shkas për një konkluzion të tillë u bë informacioni mbi atë, se Irani ka riorientuar rreth një të tretën e uraniumit të vet të pasuruar deri në nivelin 20 për qind për qëllime paqësore.
Shqipëria turistike është prezantuar me datë 20 tetor në një ekspozitë fotografie në qytetin e madh të kulturës dhe artit rus, Shën Petersburg, dhe vazhdon të ndiqet me interes të veçantë prej vizitorëve të ndryshëm të këtij qyteti.
Rusia kërkon kthimin asaj të ngarkesës që u konfiskua në Turqi nga bordi i aeroplanit sirian. Ai u nis në mbrëmjen e datës 10 tetor për kryerjen e fluturimit me itinerar Moskë-Damask. Kur po fluturonte në qiellin mbi Ankara dy aeroplanë gjuajtës turkë e detyruan atë të ulet në tokë për inspektim.
Një program i hollësishëm i studimit të Hënës, i përpiluar për dekadën e ardhshme, përfshin realizimin e dy uljeve në sipërfaqen e saj, një ekspeditë orbitale dhe kthimin në perspektivë në Tokë të mostrave të dheut hënor. Projektet do të kryhen në bashkëpunim të gjerë ndërkombëtar.
Ukraina i ka përgatitur vetes në zgjedhjet e 28 tetorit një koktej të ri të çuditshëm parlamentar. Edhe pse KQZ-ja do t’i shpallë rezultatet preliminare të zgjedhjeve parlamentare vetëm aty nga mesdita, sipas orës së Moskës, kurse të dhënat zyrtare duhet të priten plot dy javë, raporti i forcave tashmë është bërë pak a shumë i qartë. Shumicën në Verhovnaja Rada 450-vendëshe e merr “Partia e Rajoneve”.
Rusia dhe India janë plotësisht në gjendje për të zgjidhur problemet e bashkëpunimit tekniko-ushtarak. Kjo u njoftua nga Ministri rus i Mbrojtjes Anatoli Serdjukov pas takimit të zhvilluar me homologun e tij indian. Ministri rus tha se India është një partnere strategjike e Rusisë, e cila renditet në vendin e parë për sa i përket vëllimit të eksporteve ushtarake.
X-ray Observatory NuSTAR (the Nuclear Spectroscopic Telescope Array), i cili u lëshua më 13 qershor të vitit 2012, paraqiti fotot e një vrime të zezë supermasive në qendër të Galaktikës sonë. Në astrofizikë ky objekt është i njohur si Sgr A* (Sgr - nga Sagittarius (Shigjetari), që do të thotë se ajo ndodhet në konstelacionin e Shigjetarit). Në fotot e marra vërehet një rritje afatshkurtër e shkëlqimit, gjë kjo që dëshmon për një shpërthim, hov të aktivizimit të vrimës së zezë.
Mirëdita, të nderuar miq!
Jam shumë i lumtur që më jepet mundësia të përshëndes pjesëmarrësit e Kongresit të IV Botëror të Bashkatdhetarëve. Takimet tuaja janë bërë tashmë një traditë e mirë dhe e rëndësishme. Kësaj here në Shën Petersburg janë mbledhur së bashku delegatë nga më shumë se 90 vende të botës.
Në fokusin kryesor para zgjedhjeve parlamentare në Ukrainë, që do të mbahen këtë të dielë, ndodhet aktualisht Partia “UDAR” (“Goditja”) e boksierit të njohur Vitali Kliçko (Vitali Klitschko), e cila një muaj para votimit u ngrit nga vendi i dytë në atë të tretë në rejtingun e bazuar në të dhënat e anketimeve të opinionit publik.
Në bazë të rezultateve të zgjedhjeve të fundit për Senat në Republikën Çeke për herë të parë forcat e majta i siguruan vetes shumicën kushtetuese në Dhomën e Lartë të Parlamentit. Fitoren në zgjedhjet parlamentare aktuale në Lituani po e korr e sigurt Partinë e Punës e opozitës, e ndjekur nga Social Demokratët lokalë.
Muezini i xhamisë në periferi të Stokholmit Botkirke (Botkyrka) mori lejen për të thirrur myslimanët për namaz nga minarja. Deri tani në Suedi kjo gjë ka qenë e ndaluar. Ekspertët besojnë se është krijuar një precedent për të gjithë Evropën.
Të dielën e ardhshme në Ukrainë do të mbahen zgjedhjet parlamentare. Ato do të ndryshojnë në shumë gjëra nga zgjedhjet e mëparshme. Së pari, vetëm gjysma e anëtarëve të Verhovnaja Rada (parlamentit) tani do të zgjidhen nga listat e partive.
Zhvillimi ekonomik i Afganistanit është çelësi, garancia për stabilitetin e gjithë rajonit, por deri tani ai është shumë larg nga vetëmjaftueshmëria, nga pavarësia e vet ekonomike. Për tërheqjen e ardhshme të trupave të NATO-s nga Afganistani shumë gjëra janë duke u përgatitur sipas mënyrës së vet.
Bota, NATO, terrorizmi, Afganistani, politika, OTSK, OSBE, droga, trafiku i drogës afgane
Deri relativisht vonë në Ukrainë ekzistonin dy forca kryesore politike: “Partia e Rajoneve” e udhëhequr nga Presidenti aktual Viktor Janukoviç dhe koalicioni i opozitës “Batkivshina” ("Atdheu") i kryesuar nga ish-Kryeministrja Julia Timoshenko.
Më 24 tetor në Berlin, në një atmosferë solemne, Kancelarja gjermane Angela Merkel p
Presidenti Barack Obama depozitoi, si i thonë fjalës në “kutinë e kursimeve” të fushatës së vet paraelektorale, debatin e tretë dhe të fundit televiziv me rivalin e tij republikan Mitt Romney. Sipas njoftimeve të CNN, ai e ka parakaluar Romney me 8%. Ndërsa CBS e ka diferencën në rejtingun e kandidatëve akoma dhe me të madhe - gati 30% në favor të Obama-s.
Rusia dhe Kina, çdonjëra në mënyrë të pavarur, po konstruktojnë avionë të destinacionit civil me perspektivë në mënyrë që të fitojnë vendin e tyre në treg. Por atje dominojnë aktualisht Boeing dhe Airbus. Dhe spostimi i këtyre gjigandëve prej andej nuk do të jetë aspak i lehtë.
Më 28 tetor në Ukrainë do të mbahen zgjedhjet parlamentare. Sipas të dhënave të sociologëve, shansin për të kapërcyer pragun e 5%-ve e kanë gjashtë parti politike. Radiokompania "Zëri i Rusisë" i njeh dëgjuesit dhe vizitorët e siteve të veta me programet dhe premtimet e tyre elektorale.
Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Tetor 2012
Kalendari i ngjarjeve
Tetor 2012
2
6
7
13
14
20
21
27
28