×
Bota, Shtator 2012
Në prag të zgjedhjeve parlamentare në Gjeorgji me një forcë të re filloi diskutimi i kursit të politikës së jashtme. Kështu, Presidenti aktuai i vendit Mihail Saakashvili me Lëvizjen Kombëtare të Bashkuara mban kursin për hyrjen e hershme të Gjeorgjisë në NATO dhe BE. Laburistët propozojnë përqëndrohen në politikën e brendshme dhe të refuzojnë NATO-n në mënyrë që të ruajnë tërësinë e vendit.
Piktura e vjetër, e blerë në një ankand në një Golf Club për 3700 £, rezultoi të ishte vepër e William Turner, një nga artistët më të famshëm britanikë.
Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit mbi Lindjen e Mesme edhe njëherë u shprehën mendime të ndryshme për situatën në Siri. Situata në këtë vend tashmë prej një viti e gjysëm mbetet problemi më i madh i Lindjes së Mesme. Ndërkohë, mospërmbushja e marrëveshjes së Gjenevës për zgjidhjen e konfliktit në Siri, vë në pikëpyetje zbatimin e parimeve themelore të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në lidhje me luftën kundër terrorizmit.
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së diskuton problemet e Lindjes së Mesme. Në selinë e OKB-së tingëllojnë mendime të ndryshme.
I Dërguari i posaçëm i OKB-së dhe Lidhjes së Shteteve Arabe për Sirinë Lakhdar Brahimi do të vizitojë Moskën dhe Pekinin. Për këtë njoftuan në selinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara pas një takimi të Këshillit të Sigurimit. Në të ai pranoi se situata në Siri po përshkallëzohet, ndërsa përpjekjet ndërkombëtare për zgjidhjen e krizës janë futur në një qorrsokak.
Për vitin e dytë me radhë vendet mike të Ballkanit në kuadër të një programi zyrtar paraqesin kulturën e tyre në Rusi. Këtë vit, vendi pak i njohur për rusët, Shqipëria do të dërgojë ambasadorët e saj kulturore në Moskë dhe Shën Petersburg. Hapjes së projektit do t’i kushtohet nënshkruarja e Programit trevjeçar të bashkëpunimit dypalësh midis Shqipërisë dhe Rusisë.
Një valë protestash e myslimanëve antiamerikane dhe antifranceze po merr vrull. Konfliktin, e shkaktuar nga postimi në Internet i filmit amerikan "Pafajësia e myslimanëve", e ndezi dhe më keq botimi në revistën franceze "Charlie Hebdo" i karikaturave të Profetit Muhamed.
Në Damask opozita zhvilloi një konferencë "Mbi shpëtimin e Sirisë". Atë e organizoi Komiteti Koordinues Kombëtar. Më parë, Ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov mbështeti mbajtjen e këtij forumi me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të kundërshtarëve të presidentit Bashar Al-Assad.
Perëndimi planifikon të furnizojë opozitën siriane me armë të rënda. Pjesëmarrësit në takimin e radhës së grupit “të miqve të Sirisë” në Holandë bënë thirje mbi forcimin e mbështetjes ushtarake për kundërshtarët e Presidentit të Sirisë.
Presidenti i Gjeorgjisë Mihail Saakashvili i quajti "manjakë" bashkëpunëtorët e burgut në Tbilisi, të cilët u tallën me të burgosurit.
Konsultimet e para në Këshillin e Sigurimit të OKB-së në Siri me pjesëmarrjen e të Dërguarit të posaçëm të OKB-së dhe Lidhjes së Shteteve Arabe Lakhdar Brahimi do të mbahen më 24 shtator. Për këtë u njoftua pas përfundimit të vizitës së tij në rajon. Lakhdar Brahimi zhvilloi bisedime në Egjipt, Siri, Turqi dhe Jordani.

Sipas fjalëve të Kreut të Osetisë së Jugut Leonid Tibilov, nuk përjashtohet mundësia që Tbilisi të përgatitë kundër republikës së tij provokime të reja. Një këndvështrim të tillë shprehu Leonid Tibilov në takimin me përfaqësuesin e diskutimeve të Gjenevës nga BE-ja, OSBE-ja dhe OKB-ja, Philippe Lefort në Chinval.

Sulmi i radhës terrorist ndodhi në Kabul. Edhe një tjetër terroriste kamikaze, duke protestuar kundër filmit skandaloz "Pafajësia e Myslimanëve", shpërtheu veten duke vrarë 12 persona. Edhe në vendet e tjera nuk pushojnë indinjimet, në prag aksione masive proteste anti-amerikane u zhvilluan në rajone të tëra të Afrikës Veriore, Lindjes së Mesme, Evropës Perëndimore dhe Azisë.
Numri i viktimave të alkoolit të falsifikuar në vendet e Evropës është në rritje. Katër polakë kanë gjetur vdekjen nga helmimi me metanol. Numri total i viktimave në Republikën Çeke, Sllovaki dhe Poloni rezulton më shumë se 60 persona.
Egjipti po përpiqet të bindë Iranin që të ndalojë mbështetjen e Bashar Al-Assad. Përpjekjet e para të këtij lloji Presidenti egjiptian Mohammed Mursi i ndërmorri gjatë samitit të fundit të “Lëvizjes së Jo-Inkuadruarve” në Teheran.
Vrasja e ambasadorit amerikan Chris Stevens në qytetin e Libisë Bengazi ishte planifikuar më përpara. Këtë version japin si përfaqësuesit zyrtarë në Shtëpinë e Bardhë, të cilët dëshirojnë të mbeten anonim, ashtu dhe mediat izraelite.
"Al-Qaeda" akuzoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës për zhvillimin e luftës kundër Islamit. "Përgatituni për Holokaustin" - i paralajmëroi myslimanët amerikanë përfaqësuesi i saj në SHBA Adam Gadahn. Vitin e kaluar ai u rendit në listën e 10 terroristëve më të kërkuar në botë.
Rusia do të bëjë gjithçka që ka mundësi që në bashkëpunim energjetik me Bashkimin Evropian të mos ketë vështirësi. Për këtë Presidenti Vladimir Putin deklaroi në takimin me Kreun e Serbisë Tomisllav Nikoliç. Lideri serb mbërriti në Soçi me ftesë nga Presidenti i Rusisë. Vladimir Putin, nga ana tjetër, mori një ftesë për në Serbi në ceremoninë e fillimit të ndërtimit në këtë vend të gazsjellësit "Rrjedha e Jugut" (ang. "South Stream", rus. «Южный поток»).
11 vjet më parë terroristët, duke rrëmbyer katër aeroplanë pasagjerësh, dy prej tyre i drejtuan drejt rrokaqiejve të Manhattan. U shkatërruan kullat binjake të Qendrës Botërore të Tregtisë.
Në Londër përfunduan Lojërat Paralimpike-2012. Për herë të parë ekipi kombëtar rus u ngjit në vendin e dytë në renditjen e përgjithshme të ekipeve: 36 medalje ari, 38 argjendi dhe 28 bronzi. Në vendin e parë u renditën kinezët me 95 medalje ari. Dëshira për të fituar - është kjo pikërisht ajo që duhet të mësojmë nga paralimpikët.
Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Shtator 2012
Kalendari i ngjarjeve
Shtator 2012
1
2
6
8
9
15
16
22
23
29
30