×
Bota, 18 qershor 2012
Tema kryesore e bisedimeve të pritshme në mes të presidentëve të Rusisë dhe Amerikës do të jetë i ashtuquajturi “Ligji i Magnitskit”. Në rast të miratimit të tij qeveria amerikane fiton të drejtën për të ngrirë pasuritë e zyrtarëve qeveritarë, të cilët dyshohen prej saj për shkelje të të drejtave të njeriut.
Indeksi Hang Seng i bursës së Hong Kongut si dhe tregues të tjerë aziatikë të aktivitetit të biznesit reaguan tashmë ndaj fitores së forcave të moderuara në Greqi me rritje të ndjeshme. Kryetari i Këshillit të Europës Herman Van Rompuy dhe Kryetari i Komisionit Europian Jose Manuel Barroso në një deklaratë të përbashkët theksuan, se “do vazhdojnë që ndaj Greqisë të kenë një marrëdhënie si ndaj një anëtari të familjes së BE-së dhe të eurozonës”.
“Njëzetëshja e Madhe” nuk duhet të shndërrohet në një tjetër klub elitar, i cili në mënyrë egoiste të kujdeset vetëm për anëtarët e vet. I gjithë kuptimi i aktivitetit të përbashkët konsiston në zhvillimin e rregullave të drejta për zhvillimin e qëndrueshëm të mbarë ekonomisë globale.
Në samitin e “G-20” në Los Cabos të Meksikës, i cili do të mbahet më 18-19 qershor, udhëheqësit e “Njëzetëshes së Madhe” do të diskutojnë perspektivat e zhvillimit të ekonomisë globale, reformën e sistemit monetar dhe financiar ndërkombëtar si dhe sigurinë ushqimore dhe problemet e ekologjisë.
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Qershor 2012
Kalendari i ngjarjeve
Qershor 2012
2
3
9
10
16
17
23
24
30