×
Bota, 13 qershor 2012
Ministri i Punëve të Jashtëme të Rusisë Sergei Lavrov deklaroi, se detyrat për likuidimin e kërcënimeve në Afganistan, tani për tani, nuk janë zgjidhur. Sipas Kreut të MPJ-së të FR-së, SHBA-ja nuk ka përmbushur kërkesat që dalin nga mandati i OKB-së. Fillimi i largimit të trupave ushtarake, i planifikuar për vitin 2014, është i parakohshëm.
Më 12 qershor në Ambasadën ruse u organizua prezantimi i frekuencës DAB, e cila është tani në dispozicion të programeve të “Zërit të Rusisë”. Radiokompania ruse filloi realizimin e programeve të veta në Londër. Ato mund të dëgjohen në frekuencën digjitale - Digital Audio Broadcast (DAB) «Zëri i Rusisë nga Londra» (The Voice of Russia in London).

Në Kampionatin Europian të Futbollit, i cili po zhvillohet në Poloni dhe Ukrainë, ndeshja mes Rusisë dhe Polonisë përfundoi me një barazim rezultativ 1:1. Në Grupin “A” pas dy raundesh kryesojnë rusët me 4 pikë dhe ata kanë shanse të mira për të kaluar në çerekfinale të turneut.
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Qershor 2012
Kalendari i ngjarjeve
Qershor 2012
2
3
9
10
16
17
23
24
30