×
Bota, Qershor 2012
Lojërat lehtësojnë arritjen e shumë qëllimeve në jetë. Ju keni mundësi, për shembull, që duke luajtur të merrni madje dhe Çmimin Nobel. E provoi këtë në vitin 2005 Profesori i Universitetit Hebraik në Jeruzalem Robert Aumann.
Rikapitalizimi i drejtpërdrejtë i bankave dhe dakordimi i paktit të rritjes në vlerë prej 120 miliardë euro - këto janë vendimet kryesore që u bënë publike pas përfundimit të ditës së parë të Samitit të krerëve të BE-së në Bruksel. Udhëheqësit evropianë ranë dakord gjithashtu që të krijojnë një organ unik, i cili do të merret me mbikqyrjen e bankave evropiane.
Gazetari i pavarur rus Viaçesllav Krasko, i cili para pak kohësh u kthye nga Siria, në intervistën e vet ekskluzive për Radiokompaninë "Zëri i Rusisë" tregoi se si jeton ky vend tani.
Ish- Komandanti suprem i forcave të NATO-s në Kosovë, gjenerali në pension Uesli Klark (Wesley Clark), do të investojë në këtë ish Krahinë Autonome në përbërjen e Jugosllavisë (aktualisht shtet i pavarur) më shumë se 5.5 miliardë dollarë.

Në Vjenë u zhvillua Konferenca shkencore ndërkombëtare "Viti 1812. Luftërat e Napoleonit dhe pasojat e tyre për Rusinë dhe Austrinë, formimin e një Europe të re". Ajo hapi serinë e aktiviteteve dedikuar 200-vjetorit të fitores së Rusisë mbi ushtrinë e Napoleonit, të cilat do të zhvillohen në 12 vende të Evropës.
Programi bërthamor i Iranit nuk po e lë të qetë komunitetin botëror. Arsyet për shqetësim janë të ndryshme. Perëndimi këmbëngul se Teherani mund të fillojë një luftë bërthamore sapo të prodhojë bombën atomike. Megjithatë, në një zhvillim të tillë të ngjarjeve pakkush beson edhe në Uashington, edhe në Bruksel.
Opozita siriane është e fragmentuar, kurse forcat e armatosura i qëndrojnë besnike Bashar Al-Assadit. Me këtë pohim dolën të martën në një konferencë të organizuar në Uashington zyrtarët e agjencive të zbulimit amerikan. Ata kërkuan që emrat e tyre të mos përmenden në shtyp.
Presidenti i Rusisë Vladimir Putin përfundoi vizitën e tij në Lindjen e Mesme. Më 25-26 qershor ai vizitoi Izraelin dhe Palestinën, ndërsa më pas Jordaninë, ku të martën në mbrëmje zhvilloi bisedime me Mbretin jordanez Abdullah II dhe mori pjesë në përurimin e Shtëpisë së Pritjes (bujtinë) për pelegrinët rusë, e cila ndodhet në vendin e Pagëzimit të Jezu Krishtit në lumin Jordan.
200-vjetori i luftës së Rusisë me Napoleonin ka ringjallur interesin ndaj kësaj ngjarjeje jo vetëm të historianëve rusë, por edhe atyre të huaj. Sot (më 26 qershor) në Vjenë u organizua një konferencë shkencore ndërkombëtare me temë "Viti 1812. Luftërat e Napoleonit dhe pasojat e tyre për Rusinë dhe Austrinë, formimin e një Europe të re".
Vladimir Putin po vazhdon turneun e vet në Lindjen e Mesme. Nga Jeruzalemi ai mbërriti në Betlehem. Para bisedimeve me Liderin palestinez Mahmoud Abbas Presidentin i Rusinë vizitoi Tempullin e Lindjes së Krishtit dhe zbriti në shpellën, ku sipas gojëdhënës ka lindur Jezu Krishti.
Në prag të Samitit të ardhëm të BE-së (që do të mbahet më 28-29 qershor), udhëheqësit e Gjermanisë, Francës, Spanjës dhe Italisë diskutuan kontradiktat e Bashkimit Monetar Evropian në një rreth të ngushtë.
Konferenca për Traktatin ndërkombëtar mbi Tregtinë e Armëve do të hapet në Nju Jork javën e ardhshme. Një nga parimet kryesore të dokumentit është ndalimi i shitjes së armëve shteteve, që kanë ndërmend t’i përdorin ato kundër popullsisë paqësore dhe për akte gjenocidi.

Aeroplanmbajtësja e re e Marinës ushtarake të Indisë "Vikramaditya" (ish aeroplanmbajtësja sovjetike "Admiral Gorshkov" («Адмирал Горшков») po kalon fazën e testimeve në Detin e Bardhë. Deri në fund vitit kjo anije duhet t’i dorëzohet Indisë.
Në një përkeqësim të mprehtë të situatës, edhe kështu të mbarsur me rrezik shpërthimi rreth Siri, çuan veprimet e forcave të mbrojtjes kundërajrore të vendit, të cilat rrëzuan të premten një avion zbulimi turk që shkeli hapësirën ajrore siriane.
Presidenti rus Vladimir Putin po niset me një udhëtim dy-ditor në Lindjen e Mesme. Më 25-26 qershor Kryetari i shtetit rus ka në plan të vizitojë Izraelin, Autonominë Palestineze dhe Jordaninë.
Në Indonezi përfundoi etapa paraprake e hetimit të aksidentit ajror që ndodhi me avionin “Superjet-100”, i cili mori jetët e 45 pasagjerëve. Përfaqësuesit e Komisionit, pasi shqyrtuan të dhënat e vetëregjistruesve të bordit, arritën në përfundimin se probleme me teknikën në kohën e aksidentit avioni nuk pati.
Ukraina nuk do të apelojë rezultatin e ndeshjes kundër përfaqësueses së Anglisë, deklaruan në Federatën e Futbollit të Ukrainës. Më parë UEFA ka pranuar tashmë gabimin e gjyqtarit, i cili nuk e quajti gol topin në portën e ekipit përfaqësues të Anglisë, por edhe klasifikimin e tij si pikë në favor të futbollistëve të kombëtares së Ukrainasit e refuzoi.
Njoftimet që u dukën tani në faqet e mediave mbi evakuimin e mundshëm të qytetarëve të Rusisë nga Siria - dhe, në radhë të parë, të personelit teknik dhe ushtarak të bazës në Tartus - janë krejtësisht të pa baza në realitet.
Rusia, Bota, konflikt, evakuim, Siria, luftanije, dezinformacion
Ish-piloti ushtarak amerikan David Hemler pranoi se është fshehur nga ushtria e SHBA-së për 28 vjet me radhë. Më 1984 Hemler braktisi repartin e vet ushtarak të vendosur në Gjermani dhe iku në Suedi. Që nga ajo kohë atë e kanë llogaritur si të zhdukur pa lënë gjurmë, ndërsa të afërmit si të vrarë.
Fitorja e “Demokracisë së Re” në zgjedhjet parlamentare në Greqi, partisë q
Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Qershor 2012
Kalendari i ngjarjeve
Qershor 2012
2
3
9
10
16
17
23
24
30