×
Bota, 17 maj 2012
Ansambli i gjysheve nga fshati Buranovo i Umurtisë në Uralet e Mesme ruan në mënyrë të qëndrueshme vendin e vet në listën e pretendentëve për fitore në konkursin “Eurovision 2012”. Ai do të hapet në kryeqytetin e Azerbajxhanit - Baku më 22 maj. Në këtë ditë në gjysmëfinalen e parë kolektivi “Gjyshet e Buranovit” (“Buranovskye Babushki”) do të debutojnë me numrin 14-të.
Ankorimi i anijes kozmike ruse “Sojuz” me Stacionin Kozmik Ndërkombëtar (SKN) u realizua në një lartësi rekord, njoftojnë në Qendrën e Drejtimit të Fluturimeve (QDF). Ekuipazhi që sapo mbërriti do të ndërmarrë ekspeditën e parë më kohëgjatë për këtë vit në SKN - më shumë se 4 muaj.
Autoritetet siriane kanë ndërmend të vazhdojnë reformat e filluara disa muaj më parë, të zhvillojnë dialog me partitë e ndryshme politike, që hynë pas zgjedhjeve të majit në parlament, dhe të luftojnë kundër terrorizmit. Për këtë deklaroi Presidenti i Sirisë Bashar Al-Assad në një intervistë për kanalin televiziv "Russia 24". Gjatë bisedës, ai u bëri thirrje gjithashtu vendeve perëndimore të dënojnë veprimet e dhunshme të opozitës.
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Maj 2012
Kalendari i ngjarjeve
Maj 2012
5
6
12
13
19
20
26