×
Bota, 16 maj 2012
Në Suedi filluan seancat dëgjimore gjyqësore të çështjes së 40 vjeçarit Peter Mangs, i njohur në publik me nofkën “Shigjetari nga Malmö”, i cili gjurmonte dhe vriste njerëzit me aparencë “jo suedeze”, emigrantët. Ai është akuzuar për tre vrasje dhe 12 tentativa vrasjesh.
Investitori i dytë i madh i gazsjellësit “Nabucco” mund të distancohet nga projekti. Në gjigandin gjerman të energjetikës RWE deklaruan se do të analizojnë arsyeshmërinë e pjesëmarrjes në ndërtimin e gazsjellësit në fjalë. Më parë për një qëllim të ngjashëm deklaruan në kompaninë hungareze MOL, duke e shpjeguar këtë hap me rritjen e kostos së “Nabucco”. Ekspertët thonë se projekti evropian ka gjithnjë e më pak shanse për realizim dhe i quajnë vendimet e MOL dhe RWE vendimtare për suksesin e tubacionit rus «Rryma Jugore» («Южный поток»).
Vetëregjistruesi i zërit, i cili u gjet në vendin e rrëzimit të aeroplanit rus “Sukhoi Superjet-100” në Indonezi, është dëmtuar rëndë. Por moduli me të dhënat e duhura fatmirësisht ka shpëtuar, njoftojnë ekspertët që po punojnë aktualisht me “kutinë e zezë”.
Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë në Hagë po fillon procesin gjyqësor ndaj Ratko Mlladiç. Ish-Kryekomandantit të ushtrisë së serbëve boshnjakë i janë paraqitur akuzat për krime të kryera kundër njerëzimit në periudhën e viteve 1992-1995 në Bosnjë dhe Hercegovinë. Gjenerali e mohon fajësinë e vet.
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Maj 2012
Kalendari i ngjarjeve
Maj 2012
5
6
12
13
19
20
26