×
Bota, 15 maj 2012
NATO ndodhet në prag të reformave të mëdha. Në fund të kësaj jave në samitin e Çikagos mund të njoftohet për fillimin e reformës ndoshta më rrënjësore në historinë e Organizatës. Ajo do të prekë ushtritë e të gjitha vendeve anëtare të Aleancës, të cilat do të duhet të përshtaten me nevojat e Organizatës, ndërsa qeveritë do të duhet të koordinojnë buxhetet e veta ushtarake me selinë e bllokut ushtarak.
Përfaqësuesit e Iranit dhe ANEA-s për të dytën ditë me radhë po vazhdojnë takimin e tyre në Vjenë. Fakti i progresit në negociata është i paqartë ende. Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (ANEA) po përpiqet të arrijë aksesin nga Teherani në objektet e tij konkrete bërthamore.
Kompanitë e sigurimeve do të krijojnë një flotë private për mbrojtjen e anijeve në Oqeanin Indian pranë brigjeve të Somalisë. Në këtë mënyrë ato kanë ndërmend t’i përgjigjen piratëve dhe autoriteteve zyrtare, të cilat nuk mund të mbrojnë rrugët e lundrimit detar. Edhe pse qëndrimi ndaj kësaj iniciative është i dykuptimtë: ekspertët dhe pronarët e anijeve druhen se mos ajo do të shndërrohet në mjet për vjeljen e parave.
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Maj 2012
Kalendari i ngjarjeve
Maj 2012
5
6
12
13
19
20
26