×
Bota, 14 maj 2012
Sipas njoftimit zyrtar të Agjencisë së Mbrojtjes Antiraket të SHBA, raketa e modernizuar interceptuese Standard Missile 3-Block IB goditi me sukses objektivin në afërsi të ishujve Hawaii. Raketat e këtij lloji planifikohet të dislokohen deri në vitin 2015 në territoret e Rumanisë dhe Polonisë. Ato destinohen të bëhen bazë e sistemit të mbrojtjes antiraket (MAR) të NATO-s në Evropë.
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (ANEA) dhe Irani sot, më 14 maj, po rifillojnë bisedimet e nisura në fillim të vitit mbi bashkëpunimin për zgjidhjen e çështjeve të diskutueshme të programit bërthamor iranian.
Tregu i lojërave online në vitin 2011 u rrit në botë me pothuajse një të katërtën - deri në 20 miliardë $ - në krahasim me vitin 2010. Ndërkohë që një fitim gjithnjë e  më të madh po sjellin lojërat sociale dhe përmbajtja (content) e lojërave në celularë - kjo shprehet në bumin e rrjeteve sociale, smartphone-ve dhe ipad-eve. Falë tij tregu rus i lojërave mund të rritet në vitin 2013 deri në 1 miliard dollarë, supozojnë ekspertët.
“Sukhoi Superjet-100” (SSJ) u rrëzua gjatë tentativës për të anashkaluar shtresën e trashë të reve të zeza, njoftoi të hënën përfaqësuesi i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë së Transportit të Indonezisë. Zona, ku u rrëzua aeroplani, është e njohur për kushtet e vështira, madje fort të këqija të motit.
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Maj 2012
Kalendari i ngjarjeve
Maj 2012
5
6
12
13
19
20
26