×
Bota, 11 maj 2012
Në Belgjikë është përgatitur një proces gjyqësor kundër Mihaill Saakashvilit. Presidentin e Gjeorgjisë, në bazë të padisë së ngritur kundër tij nga aktivistët e të drejtave të njeriut, që u detyruan të marrin arratinë nga vendi, do ta gjykojnë për krime kundër njerëzimit, manipulimin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2007 dhe provokimin e luftës me Rusinë në gusht të vitit 2008.
Presidenti rus Vladimir Putin dhe Presidenti indonezian Susilo Bambang Yudhoyono ranë dakort për ndërmarrjen e veprimeve të përbashkëta të dy vendeve gjatë zhvillimit të operacioneve të kërkim-shpëtimit dhe hetimit të shkaqeve të rrëzimit të aeroplanit rus “Sukhoi Superjet-100”. Të premten në ndihmë të kolegëve indonezianë u nisën nga Moska për në Xhakartë specialistët e Ministrisë së Situatave të Jashtëzakonshme (MSJ) të Federatës Ruse.
Në Damask të enjten ndodhi sulmi më i përgjakshëm terrorist në 14 muajt e konfliktit të armatosur në vend. Të paktën 55 persona gjetën vdekjen dhe deri në 400 të tjerë u plagosën gjatë hedhjes në erë të dy automjeteve të minuara.
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Maj 2012
Kalendari i ngjarjeve
Maj 2012
5
6
12
13
19
20
26