×
Bota, 10 maj 2012
Presidenti Vladimir Putin nuk do të marrë pjesë në samitin e “G-8” në Camp David. Në një bisedë telefonike me homologun e tij amerikan Barack Obama Presidenti rus e shpjegoi mungesën e vet në samitin e ardhshëm me faktin, se në ditët e këtij evenimenti - 18-19 maj - ai do të jetë i zënë me formimin e qeverisë. Rusinë në takimin e kryetarëve të shteteve dhe qeverive të “G-8” do ta përfaqësojë Kryeministri Dimitri Medvediev.
“Ndryshimet - sot!” - i premtoi Francës François Hollande, i cili fitoi në zgjedhjet presidenciale të 6 majit. Dhe jo vetëm në sferën e politikës sociale dhe politikës së të rinjve, por dhe në marrëdhëniet me botën e jashtme, shtoi ai. Se cilat premtime do të mund të implementojë në jetë Presidenti i ri i Republikës së Pestë dhe cilat do të mbeten vetëm slogane zgjedhore, po diskutohen tani aktivisht nga ekspertët rusë dhe të huaj.
Komiteti Hetimor i Rusisë ka ngritur çështje penale në lidhje me faktin e rrëzimit të aeroplanit rus “Sukhoi Superjet-100” në Indonezi. Përveç kësaj do të ndërmerret edhe hetimi ndërkombëtar i shkaqeve të katastrofës. Të gjithë ekspertët pajtohen plotësisht me mendimin se shkak i këtij aksidenti u bë përkimi fatal i dy faktorëve: ndryshimi i befasishëm i kushteve të motit dhe organizimi i dobët i fluturimit të demonstrimit.
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Maj 2012
Kalendari i ngjarjeve
Maj 2012
5
6
12
13
19
20
26