×
Bota, 1 maj 2012
Miliona rusë morrën pjesë në shëtitjet popullore dhe aktivitetet politike me rastin e 1 Majit. Ato u zhvilluan në të gjitha qendrat rajonale, në qytete të mëdha e të vogla e në shumë fshatra. Në shumicën e vendeve organizatorë të mitingjeve masive u bënë sindikatat e partitë politike dhe, si gjithmonë, shumë qytetarë dolën thjesht për të shëtitur e për tu argëtuar me familjet dhe njerëzit e tyre të dashur.
Në ishullin italian të Sardenjës ka hyrë në qarkullim monedha e barterit, me të cilën banorët lokalë paguajnë njëri-tjetrin për mallrat dhe shërbimet e ndryshme. Ky nuk është rasti i parë kur brenda zonës së euros vihen në qarkullim mjetet financiare “vetiake” rajonale. Ekspertët thonë se nëse më parë kjo ishte dëshmi e mallit të qytetarëve për valutat kombëtare, tani kjo dukuri flet për mosbesimin e tyre ndaj euros.
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Maj 2012
Kalendari i ngjarjeve
Maj 2012
5
6
12
13
19
20
26