×
Bota, Maj 2012
Gjykata e Lartë e Britanisë së Madhe vendosi të ekstradojë Julian Assange në Suedi: gjykata e këtij vendi që prej vitit 2010 kërkon që themeluesi i faqes skandaloze të Internetit “WikiLeaks” të japë prova në lidhje me akuzën e përdhunimit. Julian Assange e deklaron vetën të pafajshëm dhe thotë se procesi është i motivuar politikisht. Sipas fjalëve të tij, pas ekstradimit në Suedi, ai do të dërgohet në SHBA, ku e akuzojnë për spiunazh.
Këshilli i Sigurimit i OKB-së zhvilloi një takim të mbyllur në lidhje me çështjen e Sirisë. U dëgjua raporti i ekspertëve të OKB-së për ekzekutimin e më shumë se 100 sirianëve javën e kaluar në fshatin Houla pranë Homsit si dhe informacioni për 13 trupat e sirianëve të ekzekutuar të gjetur me duar të lidhura në provincën Deir ez-zor.
Anëtarët e Këshillit të Sigurimit të OKB-së të mërkurën do të dëgjojnë një raport mbi veprimtarinë e misionit vëzhgues të OKB-së në Siri. Nuk përjashtohet mundësia se disa vende mund të diskutojnë mbi ndërhyrjen ushtarake në Siri.
"Kaskat blu" kremtojnë festën e tyre. 29 Maji është Dita Ndërkombëtare e Paqeruajtësve të OKB-së. Data nuk është zgjedhur rastësisht. Pikërisht në këtë ditë, më 29 Maj të vitit 1948, filloi punë në Palestinë misioni i parë paqeruajtës i OKB-së.
Këshilli i Sigurimit i OKB-së në takimi e jashtëradhës diskutoi përkeqësimin e situatës në Siri. Çështja kryesore ishte masakra në qytetin Houla, ku si rezultat i zjarrit gjetën vdekjen, sipas të dhënave të fundit, rreth 120 persona dhe disa qindra janë plagosur. Në rezolutën e miratuar anëtarët e Këshillit të Sigurimit dënuan autoritetet siriane për zjarrin në qytet me tanke e artileri dhe për vrasjen e banorëve paqësorë.
Kryetari i Gjykatës Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë (International Criminal Tribunal for the former Yugoslavia, ICTY) Teodor Meron në intervistën ekskluzive për Radiokompaninë "Zëri i Rusisë", tregoi për vendin e politikës në punën e ICTY, kushtet e mbajtës së të burgosurve dhe prononcoi emrat e atyre që kanë humbur jetën në burgun e Gjykatës.
Në baku përfundoi “Eurovision 2012”. Mjerisht, ekipi rus “Gjyshet e Buranovit” (Buranovskye Babushki) edhe pse pati mbështje të ngrohtë nga publiku, nuk fitoi. Shumë keq, tha lidhur me këtë në një intervistë për Radiokmpaninë "Zëri i Rusisë" Redaktori i gjermanes “Rolling Stone” Arne Villander:
U përcaktuan të gjithë finalistët e konkursit kryesor të këngës në Evropë. Në prag, në mbrëmje në Baku u zhvillua gjysmëfinalja e dytë e “Eurovision - 2012”. Rezultatet e tij për shumë njerëz ishin befasuese dhe skandaloze. Në finale nuk kaloi një nga favoritët - këngëtari gjeorgjian. Por mundën të futen Bosnjë-Hercegovina dhe Maqedonia, gjë që askush nuk mund të kishte imagjinuar. Finalistet e tjera janë: Lituania, Ukraina, Serbia, Suedia, Norvegjia, Estonia, Malta dhe Turqia.
Presidenti i Irakut siguroi se motoçiklistët e arrestuar rusë do të lirohen së shpejti. Këtë informacion e konfirmoi të enjten Përfaqësuesi zyrtar Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë Alexander Lukasheviç."Ambasadori rus u takua me presidentin e Irakut, i cili dha garanci se qytetarët tanë do të lirohen së shpejti – informoi Aleksander Lukasheviç në konferencën për shtyp. - Le të shpresojmë se kështu do të jetë ".
Në Evropë nuk ka më bashkëpunim të harmonishëm Gjermani-Francë. Dallimet në pozitat e liderëve francez dhe gjerman i nxorri në pah samiti joformal i BE-së në Bruksel. Ndërsa qëllimi për të cilin u mblodhën liderët e vendeve anëtare të BE-së - përpunimi i masave të reja efektive për shpëtimin e Greqisë - përsëri nuk u arrit.
"Ndize zjarrin tënd" - këtë moto të "Eurovision 2012" pjesëmarrëset ruse - gjyshet nga fshati Buranovo - e mishëruan natën e kaluar në skenën e Cristall Hall në Baku.
Tablloja e piktorit François Dubois, e cila iu dhurua nga Napoleoni Carit rus Aleksandër I dhe që për një kohë të gjatë konsiderohej si e humbur, iu paraqit me gjithë bukurinë e vet publikut në Fshatin Perandorak nën Shën Petersburg (Tsarskoye Selo - rus. Царское Село).
Aeroplani rus “Sukhoi Superjet-100” ishte plotësisht në rregull nga ana teknike. Në këtë konkluzion arritën ekspertët pas përfundimit të studimit të të dhënave të vetëregjistruesit të zërit të bordit të avionit që u rrëzua në Indonezi.
Në Çikago përfundoi Samiti i 25-të i NATO-s, në të cilin morrën pjesë përfaqësues nga pothuajse 60 vende të botës. Në të u shpall mbi përfundimin e etapës së parë të krijimit të sistemit të mbrojtjes antiraket (MAR) në Evropë, që do të mundësojë kapjen e raketave të veçanta (të vetme). Fjalë bëhet faktikisht për bashkimin në një sistem unik të mjeteve të mbrojtjes antiraket të vendeve të NATO-s me luftanijet amerikane të pajisura me sistemet “Aegis”.
Kursi i euros kundrejt dollarit që nga fillimi i javës së re tregtare është stabilizuar, duke u shkëputur, më në fund, nga niveli minimalisht i ulët katërmujor. Optimizmi ka pushtuar aktualisht tregjet për shkak të pritjeve të lidhura me samitin e radhës të BE-së.
Në kryeqytetin e Azerbajxhanit - Baku më 22 maj fillojnë audicionet e gjysmëfinales së parë të Konkursit të Këngës “Eurovision 2012”. Grupi rus “Gjyshet e Buranovit” (“Buranovskye Babushki”) do të dalë në skenën e Baku Crystal Hall me № 14.
Udhëheqësit botërorë demonstruan unanimitet në lidhje me të gjitha çështjet e diskutuara. Kështu i vlerësoi Kryeministri i Rusisë Dimitri Medvediev rezultatet e samitit të “G-8” në Camp David.
Pas disa orësh në Çikago starton dita e dytë e samitit të NATO-s. Ekspertët presin deklarata në lidhje me tematikën e mbrojtjes antiraket (MAR) dhe mosmarrëveshjet ekzistuese me Rusinë. Në fakt, Kreu i Aleancës tashmë ka deklaruar mbi synimin e zhvillimit të mëtejshëm të projektit të MAR pavarësisht  mendimit dhe preokupimeve të Rusisë.
Hokeistët rusë fituan Kupën e Artë të Kampionatit Botëror, i cili u zhvillua në Suedi dhe Finlandë. Në ndeshjen finale të Kampionatit të Hokeit rusët korrën një fitore bindëse ndaj ekipit përfaqësues të Sllovakisë me rezultatin e thellë 6-2.
Ministri i ri i Jashtëm i Rumanisë Andrei Marga hyri në detyrë më 7 maj të këtij viti në sfondin e një skandali të madh. Në fjalimin e vet të parë, mbajtur para Komisionit parlamentar për çështjet e politikës së jashtme, ai vlerësoi mjaft lart cilësitë profesionale të Presidentit të Rusisë Vladimir Putin dhe shprehu shpresën për zhvillimin pozitiv të marrëdhënieve ruso-rumune.
Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Maj 2012
Kalendari i ngjarjeve
Maj 2012
5
6
12
13
19
20
26