×
Bota, 26 mars 2012
Regjisori i famshëm holivudian, autori i filmave fitues të çmimit Osacar “Titanik” dhe “Avatar” James Cameron përfundoi i vetëm zhytjen në vendin më të thellë të Oqeanit Botëror. Të hënën, më 26 mars, ai u zhyt deri në fund të Hendekut Mariana.
Radiostacioni “Zëri i Rusisë” mori çmimin e Bashkimit të Gazetarëve të Turqisë për programin më të mirë informativ. Për të mirënjohurën “Posta e mbrëmjes me Atila Giunjer”. Ky është njëri prej transmetimeve të shumta të “Zërit të Rusisë”, të cilat për 24 orë rresht emetohen në Turqi në valët FM në gjuhën turke.
Gjigandët e naftës - BP, ExxonMobile dhe ConocoPhillips - kanë ndërmend të investojnë në ndërtimin e tubacionit në Alaskë. Qëllimi i projektit: eksportimi i gazit të lëngëzuar në rajonin e Azisë. Sipas vlerësimeve paraprake, kostoja e projektit në fjalë do t’i tejkalojë 40 miliardë $. Ekspertët janë tejet skeptikë në lidhje me këto plane.
Presidenti i SHBA-ve Barack Obama të dielën, më 25 mars, fill pas liderit të Koresë së Veriut Kim Jong Un, zhvilloi një vizitë në pikën më të nxehtë të ballafaqimit ndërkorean, në Phanmundzhom (Panmunjom). Kjo e fundit gjendet në zonën e demilitarizuar që ndan Gadishullin Korean në dy shtete.
Çështjet e bashkëpunimit dypalësh dhe problemet ndërkombëtare u shqyrtuan në takimin midis Presidentit të Rusisë Dimitri Medvediev dhe atij të SHBA-ve Barak Obama.
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Mars 2012
Kalendari i ngjarjeve
Mars 2012
3
4
9
10
17
18
24
25
31