×
Bota, Mars 2012
Louvre i paraqet audiencës pikturën "Madonna dhe Fëmija me Shën Anne" të Leonardo da Vinçi. Kjo e fundit, siç supozohet, një nga punët më të mëdha të Leonardo-s, e cila ka qenë për një vit e gjysmë në restaurim, ka shkaktuar shumë polemika dhe madje edhe skandale.
Rreth 2 miliardë njerëz, midis të cilëve edhe 15 milionë rusë, do të marrin pjesë në “Orën e Tokës” (“Earth Hour”) aktuale - aktivitetin më të gjerë, më ambicioz ekologjik në botë. Ai zhvillohet çdo vit nga Fondi Botëror i Natyrës së Egër (WWF) në të shtunën e fundit të muajit mars, duke bërë thirrje për shpenzimin e kujdesshëm të burimeve të planetit.
Vendimi i Francës dhe vendeve të tjera për të hapur rezervat strategjike të naftës nuk do të çojë në uljen afatgjatë dhe në shkallë të gjerë të çmimeve, mendojnë ekspertët e anketuar nga Radiokompania “Zëri i Rusisë”. Ata venë në dukje se kjo është më tepër një lojë psikologjike - në çmimin e “arit të zi” aktualisht ndikojnë faktorë të tjerë.
Rusia dhe partnerët e saj në BRICS (BRIKS) - Brazili, India, Kina dhe Afrika e Jugut po përpiqen të arrijnë ndryshimin e rregullave të lojës në FMN, në Bankën Botërore dhe në tregtinë botërore në përgjithësi. Ky pozicion ka gjetur pasqyrim në Deklaratën e Delhit, e cila u miratua të enjten në bazë të rezultateve të samitit në kryeqytetin e Indisë.
Nesër në Bagdad fillon samiti i Lidhjes së Shteteve Arabe. Tema kryesore e takimit do të jetë situata në Siri, ku mbeti në gjysmë të rrugës “Pranvera arabe”. Për ironi të fatit takimi, në të cilin do të diskutohen pasojat e “Pranverës arabe”, do të mbahet në ish Pallatin e Sadam Huseinit.
Më 29 mars, në Delhi u çel ekspozita ndërkombëtare e armëve të këmbësorisë dhe të flotës detare ushtarake, DefexpoIndia-2012.
Më 29 mars mbushen plot 40 vjet që nga dita e nënshkrimit të Konventës mbi përgjegjësinë ndërkombëtare për dëmtimet e sjella nga objektet kozmike. Për fat të mirë, kjo marrëveshje akoma edhe sot e kësaj dite nuk ka gjetur zbatim në praktikën juridike. Por vitet e fundit ajo ka ngjallur përqëndrimin e vëmendjes ndaj çështjeve që i përkasin garantimit të sigurisë të projekteve të reja në orbitë.
Takimi i kryetarëve të shteteve të BRICS (BRIKS) përfundoi punën e vet në Nju Delhi. Liderët e Brazilit, Rusisë, Indisë, Kinës dhe Afrikës së Jugut shkëmbyen mendime në lidhje me gjendjen e ekonomisë botërore, reformimin e institucioneve të drejtimit (qeverisjes) globale, prekën çështjet e sigurisë dhe stabilitetit ndërkombëtar.
14 vende të Evropës, sipas të dhënave të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE), janë përfshirë në krijimin e burgjeve sekrete të Shteteve të Bashkuara. Por vetëm në një nga ato vendosën ta sjellin çështjen deri në gjykatë.
Damasku miratoi planin e Kofi Annan për zgjidhjen paqësore të konfliktit në Siri. Por ky lajm nuk u prit aspak me entuziazëm në Perëndim.
Islami radikal po zotëron botën gradualisht. Druajtjet në lidhje me këtë po dëgjohen sot edhe në Kanada. Këto ditë, në një prej dyqaneve të islamikëve në Toronto, u duk një botim mjaft i çuditshëm.
Rusia nuk do të pajtohet me zbatimin e sistemit të mbrojtjes antiraket (MAR) në atë formë, në të cilën projekti ekziston tani. Pavarësisht nga rezultati i zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara, Moska do të vazhdojë të insistojë në dhënien asaj të garancive juridike të mosdrejtimit të mbrojtjes evropiane atiraket kundër Federatës Ruse.
Diskutimi i çështjeve që lidhen me dislokimin e sistemit të mbrojtjes antiraket (MAR) në Evropë u bë një nga temat kryesore të samitit në Seul. Rusia ka ndërmend të vazhdojë dialogun me SHBA për MAR dhe po bën gjithçka të mundur për të parandaluar zhvillimin e një skenari negativ, deklaroi Presidenti rus Dimitri Medvediev në konferencën përfundimtare për shtyp në Seul.
Në kryeqytetin e Kilit, Santiago, sot ( më27 mars) u hap ekspozita e 17 aerokozmike ndërkombëtare FIDAE-2012. Në pavionet e kësaj ekspozite madhështore janë paraqitur arritjet e kompanive më të mëdha të botës, prodhues të teknikës ushtarake dhe civile.
Shtëpia e modës “Firdaws”, themeluar nga bashkëshortja e kreut të Republikës së Çeçenisë, Ramzan Kadirov, Mednji Kadirova, paraqiti në Dubai koleksionin e ri të dizajnit të veshjeve “Ledi e Çeçenisë”. Të ftuarit në sfilatë panë më shumë se 70 komplete veshjesh për ditën dhe për mbrëmje, përfshirë fustane nusesh prej kadifeje, prej copash me fije mëndafshi transparent, prej mëndafshi dhe dantella, të stolisura me qëndisma në stilin oriental dhe me gurë gjysëm të çmuar.
Regjisori i famshëm holivudian, autori i filmave fitues të çmimit Osacar “Titanik” dhe “Avatar” James Cameron përfundoi i vetëm zhytjen në vendin më të thellë të Oqeanit Botëror. Të hënën, më 26 mars, ai u zhyt deri në fund të Hendekut Mariana.
Radiostacioni “Zëri i Rusisë” mori çmimin e Bashkimit të Gazetarëve të Turqisë për programin më të mirë informativ. Për të mirënjohurën “Posta e mbrëmjes me Atila Giunjer”. Ky është njëri prej transmetimeve të shumta të “Zërit të Rusisë”, të cilat për 24 orë rresht emetohen në Turqi në valët FM në gjuhën turke.
Gjigandët e naftës - BP, ExxonMobile dhe ConocoPhillips - kanë ndërmend të investojnë në ndërtimin e tubacionit në Alaskë. Qëllimi i projektit: eksportimi i gazit të lëngëzuar në rajonin e Azisë. Sipas vlerësimeve paraprake, kostoja e projektit në fjalë do t’i tejkalojë 40 miliardë $. Ekspertët janë tejet skeptikë në lidhje me këto plane.
Presidenti i SHBA-ve Barack Obama të dielën, më 25 mars, fill pas liderit të Koresë së Veriut Kim Jong Un, zhvilloi një vizitë në pikën më të nxehtë të ballafaqimit ndërkorean, në Phanmundzhom (Panmunjom). Kjo e fundit gjendet në zonën e demilitarizuar që ndan Gadishullin Korean në dy shtete.
Çështjet e bashkëpunimit dypalësh dhe problemet ndërkombëtare u shqyrtuan në takimin midis Presidentit të Rusisë Dimitri Medvediev dhe atij të SHBA-ve Barak Obama.
Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Mars 2012
Kalendari i ngjarjeve
Mars 2012
3
4
9
10
17
18
24
25
31