×
Shkenca dhe teknologjitë Dhjetor 2013

Tre aparate kozmike të destinacionit ushtarak, të cilët u lëshuan të mërkurën nga kozmodromi "Plesetsk" me ndihmën e raketëmbajtëses "Rokot" dhe bllokut përforcues të vrullit "Briz-KM", u nxorrën në orbitën e synuar, njoftoi Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes të Federatës Ruse për Trupat e mbrojtjes ajroro-kozmike, Koloneli Dimitri Zenin.

Shkencëtarët amerikanë kanë zbuluar nën mbulesën e trashë të akullt të Groenlandës një rezervuar gjigand uji të ëmbël.

Shkencëtarët nga Universiteti Shtetëror i Pensilvanisë (SHBA) propozuan kufij të rinj të zonës së banueshme për planete të tipit të Tokës. Duke u bazuar në koeficientët e saktësuar të gllabërimit të molekulave të ujit dhe dioksidit të karbonit, ata arritën në përfundimin se planetet potencialisht "të banueshme" duhen kërkuar larg nga yjet dhe jo siç mendohej më parë.

Rover-i i parë në 37 vjet, që arriti në sipërfaqen e satelitit natyror të Tokës, filloi të transmetojë imazhe nga sipërfaqja hënore.

Kometa ISON (C/2012 S1), të cilën e pagëzuan me emrin "Kometa e shekullit", në konferencën e Bashkimit amerikan të Gjeofizikës u deklarua zyrtarisht e vdekur. Ajo nuk mundi t’i mbijetojë dot takimit me Diellin.

Shkencëtarët amerikanë kanë prezantuar raportin e parë të hollësishëm mbi rrezatimin në sipërfaqen e Marsit. Ai bazohet në të dhënat e mbledhura nga detektori i vlerësimit të rrezatimit, i cili është instaluar në Mars Rover "Curiosity", për 300 ditët e para të misionit.

Në dy vitet e ardhshme në Rusi do të zhvillohet një avion principialisht i ri me motor të lehtë, tregoi Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Denis Manturov. Për këtë qëllim janë akorduar tashmë 39 milionë $.

Në Siberinë Lindore, në qendrën e banuar Listvjanka, pranë liqenit të Bajkalit modernizuan teleskopin me vakuum - më i madhi në të gjithë kontinentin euroaziatik. Analogu i tij më i afërt ndodhet vetëm në Amerikën e Veriut.

Shkencëtarët gjermanë nga Universiteti i Bonit shpikën një medikament kundër pabesisë së mashkujve.

Kryeministrit të Rusisë, Dimitri Medvediev, i paraqitën smartphone e parë rus të prodhuar nga korporata shtetërore "Rosteh".

Aparati kozmik "Chang'e-3", në bordin e të cilit ndodhet roboti eksplorues i Hënës (moonwalker, rover) "Yutu" (ndryshe "Jade Rabbit buggy"), startoi nga kozmodromi "Xichang" (Xichang Satellite Launch Centre). Në mes të dhjetorit roboti eksplorues i Hënës duhet të aterohet në sipërfaqen e satelitit natyral të Tokës, të marrë mostrat e dheut hënor dhe të kryejë eksplorimin e mineraleve të dobishme atje. Dërgimi i astronautit kinez në Hënë mund të ndodhë pas vitit 2020.

Kina lëshoi robotin e saj të parë eksplorues të Hënës. Misioni "Chang'e-3" u nis drejt Hënës natën në të gdhirë të së hënës.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Dhjetor 2013
Kalendari i ngjarjeve
Dhjetor 2013
1
3
7
8
9
11
13
14
15
17
18
19
21
22
24
26
27
28
29
30
31