×
Shkenca dhe teknologjitë Tetor 2013

Forumi "Inovacionet e hapura" tashmë që në vitin e dytë të ekzistencës së tij u shndërrua me të vërtetë në global, deklaroi në një intervistë ekskluzive për Radiokompaninë "Zëri i Rusisë" Zëvendëskryeministri i vendit, Arkadi Dvorkoviç, dhe prova më e mirë e kësaj është pjesëmarrja aktive në forum e kompanive të huaja dhe të rajoneve të Rusisë.

Teleskopi i NASA-s "Kepler" zbuloi një trup qiellor, i cili jo vetëm që ka të njëjtat përmasa me ato të Tokës, por është i ngjashëm edhe për nga përbërja kimike - i ashtuquajturi planeti ynë i dyfishtë, i cili ndodhet rreth 400 vite dritë larg nga ne, rreth 3.5 katrilionë kilometra larg.

Departamenti i Kërkimeve të Avancuara i Pentagonit nënshkroi me kompanitë amerikane Northrop Grumman dhe Lockheed Martin kontrata për zhvillimin e sistemeve lazer të vetëmbrojtjes për avionët pa pilot.

Gjetja në Australi e tre specieve të panjohura më parë të vertebrorëve (ndryshe kurrizorëve) është një lajm i mirë jo vetëm për shkencëtarët, por edhe për të gjithë ne. Kjo do të thotë se jo çdo gjë është e njohur tashmë për banorët e planetit Tokë.

Një shpërthim me fuqi të madhe ndodhi këtë natë në Diell. Burimi i tij është zona aktive 1875, njoftoi Instituti i Gjeofizikës së Aplikuar të Shërbimit Hidrometeorologjik rus.

Shkencëtarët e Novosibirskut nga Instituti i Kërkimeve të Imunologjisë Klinike të Degës siberiane të Akademisë së Shkencave të Rusisë kanë zhvilluar vaksinën kundër kancerit.

Në SHBA, natën e 28 tetorit duke u gdhirë data 29, u lëshua në ujë "shkatërruesi (destroyer) i parë amerikan i së ardhmes", të cilit planifikohet t’i vihet emri "Zumwalt".

Agjencia Hapësinore Europiane (European Space Agency, ESA) dhe specialistët gjermanë të grafikës kompjuterike paraqitën një video, në të cilën shfaqen imazhe të Marsit nga lartësia e aparatit fluturues kërkimor "Mars Express".

Anija kozmike evropiane e mallrave ATV-4 "Albert Einstein" u shkëput nga bashkimi në mënyrë hermetike me modulin rus të shërbimit "Zvezda" dhe u largua nga Stacioni Kozmik Ndërkombëtar (SKN).

Vrima e zezë në qendër të galaktikës mund të vihet re nga teprica e acidit hidrocianik në gazin përreth saj, thuhet në një artikull, të botuar në revistën "Publication of the Astronomical Society of Japan".

Anija kozmike e mallrave "ATV-4" përfundoi operacionin për rritjen e orbitës së Stacionit Kozmik Ndërkombëtar (SKN), njoftoi përfaqësuesi i Qendrës ruse së kontrollit të fluturimeve.

Shkencëtarët-astronomë kanë zbuluar galaktikën më të largët nga të njohurat.

Kompania Apple mund të fillojë shitjen e televizorëve HD 65 dhe 55 polësh në tremujorin e katërt të vitit 2014, deklarojnë analistët e kompanisë japoneze Advanced Research.

Autoritetet etiopiane hapën observatorin më të madh në Afrikën Lindore, i cili ndodhet në Malet Entoto në një lartësi prej 3.200 m mbi nivelin e detit, çka përbën hapin e parë në realizimin e programit kozmik kombëtar.

Kompania "Nokia" prezantoi tabletën "Lumia 2520".

Bota, SHBA, Nokia, tabletë

Inxhinierët e Institutit japonez të teknikës robotike të ngjashme me njeriun (HRI) i mësuan robotit antropomorf "Wabian-2" ecjen njerëzore.

Sot është miratuar përbërja e ekuipazhit të anijes kozmike "Soyuz TMA-11M", e cila do të startojë drejt Stacionit Kozmik Ndërkombëtar (SKN) më 7 nëntor.

Korporata Google prezantoi shërbimin e quajtur Project Shield që ka për qëllim mbrojtjen e faqeve të Internetit nga sulmet kibernetike të motivuara politikisht.

Forcat Ushtarake Ajrore të Perusë rifilluan punën e Departamentit për studimin e dukurive anormale qiellore (DIFAA), i cili do të merret me studimin e UFO-ve.

Në muzeun e Institutit Smithson (Smithsonian Institution) në Uashington u prezantua bioroboti i parë, i prodhuar nga 28 pjesë artificiale të trupit të njeriut.

Zëvendëskryeministri i Rusisë, Dmitri Rogozin, shkroi në mikroblogun e tij në Twitter se asteroidi "2013 TV135", i cili në gusht të vitit 2032 mund të përplaset me Tokën është superqëllim i kozmonautikës ruse​.

Uniformën e re e porositi korporata raketo-kozmike "Energia".

Stuhitë magnetike mund të shërbejnë si shkaqe për lëshimet e pasuksesshme të raketave balistike, mendon Drejtori i Institutit të magnetizmit tokësor, jonosferës dhe shpërndarjes së valëve të radios me emrin e Pushkovit, Vladimir Kuznecov.

Një asteroid, gjatësia e të cilit është më e madhe se 400 metra, mund të bjerë në Tokë në vitin 2032.

Në kompleksin e startimit të kozmodromit "Bajkonur" është nxjerrë sot raketëmbajtësja "Proton-M" me bllokun për marrjen e vrullit "Breeze-M" dhe një apart kozmik të transmetimit satelitor.

Profesori i gjenetikës i Universitetit të Oksfordit Bryan Sykes analizoi flokët e dy kafshëve të panjohura - ekzemplari i parë u gjet në rajonin perëndimor të Himalajeve, ndërsa i dyti në Butan.

Misioni shkencor me destinacion satelitin e Marsit - Phobos do të realizohet në vitin 2022, njoftoi Drejtori i Institutit të Kërkimeve Kozmike Lev Zeljonij.

Një ekipi astronomësh gjermanë zbuloi në Rrugën e Qumështit fluskin më të madh të gazit. 

India është duke u përgatitur që të bëhet vendi i pestë në dërgimin e aparateve fluturuese kozmike drejt Marsit. Është krejtësisht e qartë se në botë ​​ka filluar gara e projekteve kozmike për kolonizimin e këtij planeti.

Shkencëtarët iranianë kanë ndërmend të lëshojnë sërish një majmun në kozmos, njoftoi kanali televiziv iranian Press TV, duke iu referuar kreut të Agjencisë Kozmike të Iranit Hamid Fazeli.

Astronomët rusë të observatorit joshtetëror "ISON-NM" zbuluan një asteroid të ri me diametër më shumë se 1 kilometër, i cili po i afrohet Tokës.

Shtresat e ulëta të atmosferës së Jupiterit dhe Saturnit mund të përmbajnë në vetvete elmaze të mëdha, ndërsa në shtresat e sipërme të tyre mund të bien "shira diamanti", mendojnë astronomët amerikanë.

Studjuesit në Britaninë e Madhe deklarojnë se kanë bërë një hap të madh drejt zhvillimit të një trajtimi efektiv të sëmundjes së Alzheimer-it dhe sëmundjeve të tjera të trurit.

Kompania Samsung promovoi zyrtarisht në Korenë e Jugut smartphone e ri "Galaxy Round", të pajisur me një ekran të lakuar dhe të mbyllur në trupin e formës përkatëse.

Sonda e NASA-s "Juno" të mërkurën në mbrëmje do të fluturojë pranë Tokës, në mënyrë që të përfitojë nga "llastiku gravitacional" i saj që "do ta hedhë" drejt destinacionit të duhur - Jupiterit.

Çmimi Nobel në Kimi për vitin 2013 iu dha shkencëtarëve Martin Karplus, Michael Levitt dhe Arieh Warshel për zhvillimin e modeleve të sistemeve komplekse kimike.

Çmimin Nobel në Fizikë për vitin 2013 iu dha shkencëtarit britanik Peter Higgs dhe shtetasit belg François Englert për shpjegimin, vërtetimin teorik të ekzistencës së grimcës së bozonit të Higsit (e quajtur ndryshe "Grimca e Perëndisë"). 

Çmimi Nobel për fiziologji ose mjekësi për vitin 2013 iu dha James Rothman dhe Randy Schekman nga SHBA-ja dhe shkencëtarit gjerman Thomas Sudhof për zbulimet në lidhje me mekanizmin e rregullimit të ndërveprimeve midis qelizave.

Sot u hap java e Çmimeve Nobel, e 112-ta për nga llogaria, gjatë së cilës do të shpallen fituesit e vitit 2013 në shumicën e degëve kryesore të njohurive shkencore.

Në Agjencinë Kozmike Ruse “Roscosmos” filloi puna përgatitore për mundësimin e krijimit të një baze të banuar hënore, njoftoi Drejtor i Institutit të Kërkimeve Kozmike, Akademiku Lev Zeljonij.

Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Tetor 2013
Kalendari i ngjarjeve
Tetor 2013
5
6
12
13
16
19
20
26
27