×
Shkenca dhe teknologjitë 26 gusht 2013

Një operacion me të vërtetë unikal i bënë një fëmije në zemër kirurgët siberianë. Specialistët e Institutit Kërkimoro-Shkencor të patologjive të qarkullimit të gjakut në Novosibirsk për herë të parë eliminuan anomalinë kongjenitale kardiake në zemrën e pacientit, që vazhdonte të rrihte, me anë të metodës së zhvilluar prej tyre. Pacienti i ri u kthye në shtëpi po në ditën e operacionit kirurgjikal dhe tashmë është krejtësisht i shëndetshëm.

Më 23 gusht korporata Microsoft prezantoi versionin RTM (Released to Manifacturing) të Windows 8.1.

Kina përfundoi projektin e ndërtimit të nëndetëses bërthamore të brezit të katërt dhe të sistemit të ri të armatimit për të. Kjo u njoftua nga mediat kineze.

Në Rusi filloi zhvillimi i gjuajtësit të brezit të 6-të. Kjo u deklarua nga ish-Kryekomandanti i Forcave Ushtarake Ajrore ruse, gjenerali Pjotër Dejnekin. Sipas fjalëve të tij, avion i ri do të jetë pa pilot (drone).

Ministria e Industrisë e Federatës Ruse ka porositur zhvillimin e një teknologjie për prodhimin e blindave fibrore për lloje të ndryshme të automjeteve.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Gusht 2013
Kalendari i ngjarjeve
Gusht 2013
2
3
4
7
9
10
11
12
17
18
23
24
25
31