×
Shkenca dhe teknologjitë Tetor 2012
Anija kozmike transportuese ruse "Progress" u ankorua me sukses në Stacionin Kozmik Ndërkombëtar (SNK) në mënyrë automatike.
Përbërja mineralogjike dhe struktura e dheut në Mars të kujton në mënyrë të habitshme tokat bazaltike, tipike për zonat vullkanike të Tokës, në veçanti, tokën e ishujve Hawaii, njoftuan shkencëtarët e NASA-s.
Anija ruse “Progress”, e cila starton sot nga kozmodromi "Bajkonur" (Kazakistan) për në Stacionin Kozmik Ndërkombëtar (SKN), do të transportojë atje ngarkesat 8 herë më shpejt se zakonisht.
Një program i hollësishëm i studimit të Hënës, i përpiluar për dekadën e ardhshme, përfshin realizimin e dy uljeve në sipërfaqen e saj, një ekspeditë orbitale dhe kthimin në perspektivë në Tokë të mostrave të dheut hënor. Projektet do të kryhen në bashkëpunim të gjerë ndërkombëtar.
Fluturimi i parë komercial i anijes kozmike amerikane “Dragon” në Stacionin Kozmik Ndërkombëtar (SKN) përfundoi. Anija realizoi tashmë uljen e vet në Oqeanin Paqësor.
Rusia do të lëshojë deri në vitin 2016 12 satelitë "Glonass-M", të
X-ray Observatory NuSTAR (the Nuclear Spectroscopic Telescope Array), i cili u lëshua më 13 qershor të vitit 2012, paraqiti fotot e një vrime të zezë supermasive në qendër të Galaktikës sonë. Në astrofizikë ky objekt është i njohur si Sgr A* (Sgr - nga Sagittarius (Shigjetari), që do të thotë se ajo ndodhet në konstelacionin e Shigjetarit). Në fotot e marra vërehet një rritje afatshkurtër e shkëlqimit, gjë kjo që dëshmon për një shpërthim, hov të aktivizimit të vrimës së zezë.
Lëshimi i raketës së Koresë së Jugut për qëllime kozmike “Naro” (KSLV-I) u shty për shkak të një rrjedhje gazi në fazën e parë, njoftuan të premten mediat lokale.
Irani përfundoi kompletimin e kompleksit të nëndheshëm bërthamor "Fordow" me centrifuga për pasurimin e uraniumit, duke e çuar numrin e tyre në 2.800 syresh. Në gjendje pune për momentin janë vetëm një e katërta e njësive.
Më 22 tetor nga Dielli u shkëput një valë e fortë plazme. Astronom
Nga kozmodromi "Bajkonur" u lëshua raketëmbajtësja "Sojuz-FG" me anijen kozmike "Sojuz TMA-06m", në bordin e së cilës gjendet ekuipazhi i ri i Stacionit Kozmik Ndërkombëtar (SKN) - kozmonautët e Agjencisë Federale Kozmike ruse "Roskozmos" Oleg Novitski, Eugjeni Tarjellkin dhe astronauti i NASA-s Kevin Ford.
Raketëmbajtësja ruse do të nxjerrë në orbitën rreth Tokësore satelitin e parë në historinë e Ekuadorit  Siç u njoftua nga Agjencia Kozmike e Ekuadorit, startimi i saj planifikohet për datën 20 nëntor.
U miratua përbërja përfundimtare e ekspeditës ndërkombëtare që nesër do të niset për në Stacionin Kozmik Ndërkombëtar (SKN). Ekuipazhi i ri përfshin rusin Oleg Novitski, bjellorusin Evgeni Tarjellkin dhe amerikanin Kevin Ford.
Kompania Google njoftoi për laptopin e ri me sistemin e vet operativ “Chrome OS”. Pajisja u prodhua nga Samsung, thuhet në blogun zyrtar të Google.
Përveç asteroidit të njohur “Apophis” për Tokën pë
Një grup astronomësh nga Universiteti i Marsejës gjeti një tjetër nyje lidhëse ndërmjet galaktikave. Teleskopi orbital “Hubble” për herë të parë morri filmime tre-dimensionale të fijes së materies të errët, e cila lidh "megapoliset yjore".
Në Rusi po përpunohet një medikament kundër narkomanisë, i cili për nga efektiviteti nuk ka analoge në botë. Për këtë njoftoi Ministrja e Shëndetësisë Veronika Skvorcova.
Kompania ruse "Laboratori Kasperski" (Kaspersky Lab), e cila prodhon një nga programet antivirus më me popullaritet në botë, po zhvillon sistemin e vet operativ (OS). Kjo u njoftua në konferencën Telecom World 2012 në Dubai.
Spektrometri neutron rus DAN në bordin e aparatit “Curiosity” filloi sondimin aktiv të sipërfaqes së Marsit në kërkim të depozitave të akullit të ujit. Ndërkohë, e ardhmja e Marsit është duke u përcaktuar tani në Tokë.
Qendra e Drejtimit të Fluturimeve në periferi të Moskës korrektoi trajektoren e fluturimit t
Astronomët zbuluan në sistemin më të afërt yjor Alpha Centauri exoplanetin me masë të njëjtë me Tokën. Atë e ndajnë vetëm 4.3 vite drite nga Toka. Përshkrimi i zbulimit është botuar në revistën Nature.
Kompania e automobilave Nissan zhvilloi një sistem të automatizuar të drejtimit të automjeteve, i cili ndihmon për të shmangur përplasjet dhe goditjet.
Astronomët amatorë, anëtarë të projektit Planet Hunters, zbuluan një exoplanet në një sistem prej katër yjesh. Zbulimi i tyre është njoftuar në revistën Astrophysical Journal.
Shkencëtarët rusë zhvilluan një metodë unikale për diagnostikimin e tuberkulozit. Në ndryshim nga prova tradicionale dhe pak efektive Mantu ai bën të mundur përcaktimin me saktësi 100% të sëmundjes ose të rrezikut të shfaqjes së saj. Në botë nuk ka zhvillime analogjike - mjekët e huaj janë tepër të interesuar për të bashkëpunuar me Rusinë në këtë lëmë.
Meteoriti Allan Hills A81001 u zbulua në Antarktidë në vitin 1981. Ai ka një masë prej 50 gramë. Meteoriti dikur ka qenë pjesë e Vesta-s, njërit prej asteroidëve më të mëdhenj të Sistemit Diellor.
Shkencëtarët rusë planifikojnë të rikthehen në Hënë, duke realizuar misionin automatik me uljen në satelitin natyror të Tokës në vitin 2015.
Për këtë njoftoi një përfaqësues i Observatorit Pullkovski. Sipas fjalëve të tij, ky objekt fluturoi në një distancë prej 90 mijë kilometra.
Astronautët e Stacionit Kozmik Ndërkombëtar (SKN) shtetësja amerikane Sanita Williams dhe kolegu i saj japonez Akihiko Hoshide ditën e enjte filluan shkarkimin e anijes kozmike komerciale amerikane “Dragon”, një ditë para bashkimit me kompleksin orbital.
Të premten në afërsi të Tokës duhet të fluturojë një asteroid i një madhësie prej rreth 30 metrash. Ai do të fluturojë në një largësi gati 88.000 kilometra nga Toka.
Qendra e Drejtimit të Fluturimeve ka planifikuar për datën 17 tetor zhvillimin e korrektimit të orbitës së Stacionit Kozmik Ndërkombëtar (SKN), për këtë njoftuan në Qendrën ruse të Drejtimit të Fluturimeve.
Një ekip shkencëtarësh nga Universiteti i Oksfordit ka bërë një
Hipoteza në lidhje me mundësinë e klonimit të dinosaurve nga fosilet e gjetura është e paqëndrueshme. Ky konkluzion përmbahet në raportin e shkencëtarëve australianë nga Universiteti i Murdoch. Ekspertët studiuan indin kockor, të marrë nga eshtrat e zogjve Moa.
Astronautët Sunita Williams dhe Akihiko Hoshide ankoruan me sukses anijen e parë komerciale kozmike me Stacionin Kozmik Ndërkombëtar (SKN). Dyert e anijes pritet të hapen të enjten më 11 tetor.
Çmimi Nobel në Kimi iu dha amerikanëve Robert Lefkowitz dhe Brian Kobilka për studimin e punës së receptorëve të qelizave të gjalla, njoftoi Komiteti Mbretëror (Royal) Nobel.
Objekti i shndritshëm, i zbuluar nga Mars rover “Curiosity”, rezultoi të ishte një fragment i vetë atij.
Google do të zgjidhë problemin e mungesës së përmbajtjes profesionale në videohosting-un YouTube, duke krijuar më shumë se 60 kanale me përmbajtje ekskluzive. Tematika e kanaleve të reja përfshin sportin, muzikën, programet argëtuese, lajme dhe të tjera.
Shkencëtarët kanë zbuluar në sipërfaqen e Planetit të Kuq, pranë Mars rover "Curiosity", një objekt të vogël të ndritshëm që mund të jetë një fragment i vetë eksploruesit të Marsit, informon NASA.
Lauratë të çmimit Nobel në fushën e Mjekësisë dhe Fiziologjis
Shkencëtarët skocezë menduan një mënyrë radikale për të luftuar ngrohjen globale. Ata sugjerojnë të mbulohet një pjesë e dritës së diellit që bie në tokë me një re gjigande pluhuri. Pluhuri mund të përftohet nga një asteroid, duke instaluar në të një top elektromagnetik. Ai do të thërrmojë substancën përbërëse të tij, do të hedhë fashën e pluhurit dhe njëkohësisht do ta detyrojë asteroidin të lëvizë në pikën e nevojshme.
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Tetor 2012
Kalendari i ngjarjeve
Tetor 2012
1
2
4
5
6
7
13
14
20
21
24
27
28
30