|
|
Drejtori i Zbulimit Kombëtar të SHBA-së, James Clapper, tha se ish-oficeri i Agjencisë Kombëtare amerikane të Sigurisë Edward Snowden i ka shkaktuar ndoshta dëmin më të madh shërbimeve të inteligjencës të SHBA-së në gjithë historinë e aktiviteteve të tyre.
Senatorja amerikane Dianne Feinstein, e cila kryeson Komitetin e Senatit për Inteligjencën, nuk ka gjetur dëshmi të supozimeve se Rusia ka ndihmuar ish-oficerin e Agjencisë Kombëtare të Sigurisë të SHBA-së, Edward Snowden, në vjedhjen e materialeve të klasifikuara.
Ish-oficeri i zbulimit amerikan Edward Snowden ka përvetësuar rreth 1.7 milionë skedarë (files), të cilët janë të lidhur me operacionet e zbulimit të forcave të armatosura të SHBA-së.