×
Përfundimet e vitit 2012
Viti i kaluar 2012 do të mbahet mend si viti i rritjes së paqëndrueshmërisë ndërkombëtare, vuri në dukje Ministri i Punëve të Jashtme i Rusisë Sergei Lavrov në artikullin e vet botuar në "E përvitshmja diplomatike" (russ.
Fundi i botës mbeti në të kaluarën dhe tani mund të përmblidhen pa frikë përfundimet e gjithë zhurmës e bujës që plasi rreth tij. Kush përfitoi nga përhapja e idesë së Apokalipsit? Sepse në faktin se më 21 dhjetor të vitit 2012 gjithçka do të marrë fund ka besuar një në çdo dhjetë banorë të Tokës. Kanë luajtur si kanë dashur dhe kanë bërë para të mira me frikën e ethshme të njerëzve sipërmarrësit.
Një ngjarje me të vërtetë sensacionale e vitit 2012 u bë zbulimi në qytetin e Shën Petersburgut i një thesari jashtëzakonisht të madh me artikuj të ndryshëm argjendi, që i përkiste njëherë e një kohë familjes së famshme fisnike ruse të Narrishkinëve (Naryshkin). Specialistët besojnë se ky është zbulimi më i madh në 200 vitet e fundit, dhe, ndoshta, jo vetëm në Rusi.
Viti 2012 u bë me të vërtetë vendimtar për shumë konflikte territoriale. Edhe pse momenti i pajtimit të disa vendeve është ende fort i largët, më në fund u bë e qartë se cila është arsyeja pse grinden e konfliktojnë shtetet. Në bazë të çdo konflikti qëndrojnë ekonomia dhe lufta për minerale të dobishme.
Rusia u bë anëtare me të drejta të plota e Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT-së). Për t’ia arritur kësaj dite vendit iu desh të përshkonte një rrugë të gjatë dhe të vështirë. Negociatat e tij me partnerët zgjatën plot 18 vjet. Kushtet që Rusia arriti të përfitonte gjatë negocimit për anëtarësimin në OBT, sipas mendimit të përgjithshëm, janë mjaft të favorshme. Tani vendi do të përballet me një sfidë (detyrë) të re: atij do t’i duhet të mësojë të përdorë me efikasitet mundësitë e organizatës.
Kozmodromi “Bajkonur” (Kazakistan) në vitin në përfundim konfirmoi titullin e platformës më të përdorur të lëshimit të aparateve kozmike në botë. Nga “Bajkonuri” janë lançuar 21 raketa kozmike.
Revista amerikane “Forbes” publikoi listën e saj vjetore të aktorëve që u sjellin kinostudiove të Hollivudit fitimet më të mëdha. Në vendin e parë në rejtingun e këtij viti u rendit Natalie Portman.
Dorëzimi i Çmimit Nobel për Paqe në vitin 2012 u shndërrua në një skandal të vërtetë. Çmimi në fjalë iu dha Bashkimit Europian me formulimin "Për punën e tij në bashkimin e Evropës dhe transformimin e saj nga kontinent luftërash në kontinent të paqes". Ekspertët mbetën të shokuar nga absurditeti i këtij vendimi.
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Dhjetor 2017
Kalendari i ngjarjeve
Dhjetor 2017
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31