×
Greenpeace, Tetor 2013

Tribunali Ndërkombëtar i të Drejtës Detare në Hamburg do të fillojë më 6 nëntor shqyrtimin e ankesës së Holandës lidhur me rastin e ndalimit të aktivistëve të "Greenpeace", të cilët ndodheshin në bordin e anijes "Arctic Sunrise", njoftuan mediat holandeze.

Rusia informoi Holandën dhe Gjykatën Ndërkombëtare të së Drejtës Detare se ajo nuk e pranon procedurën e arbitrazhit lidhur me çështjen e anijes Arctic Sunrise, dhe se nuk ka ndërmend të marrë pjesë në seancat gjyqësore të Gjykatës për çështjen e masave të përkohshme, njoftoi Ministria ruse e Punëve të Jashtme.

11 fitues të Çmimit Nobel për Paqe i kërkuan Presidentit të Rusisë Vladimir Putin për të nxjerrë nga paraburgimi në Murmansk aktivistët e organizatës "Greenpeace" të akuzar për pirateri, kjo e fundit e ngritur ndaj tyre pas përpjekjes për t’u futur me forcë në platformln e naftës "Prirazllomnaja".

Moska bën thirrje për lënien e çështjes së "Greenpeace" në brazdën e procedurave gjyqësore.

Ndalimi dhe arrestimi i aktivistëve të "Greenpeace", të cilët u përpoqën të zbarkojnë në platformën detare të naftës "Prirazllomnaja", ka shkaktuar një polemikë mjaft të bujshme si në vetë Rusi, ashtu dhe jashtë vendit. Një numër i madh ekspertësh e vënë në dyshim altruizmin e kësaj organizate ndërkombëtare.

Ministrja e Zhvillimit e Finlandës Heidi Hautala ka ndërprerë vizitën e vet në Shtetet e Bashkuara dhe ka refuzuar pjesëmarrjen në mbledhjen e Bordit drejtues të Bankës Botërore me qëllim që t’i shpjegojë Kryeministrit Jyrki Katainen dhe opinionit publik pozitën e saj në lidhje me organizatën mjedisore "Greenpeace".

Drejtori Ekzekutiv i Greenpeace Kumi Naidoo i shkroi Presidentit rus Vladimir Putin një letër, në të cilën ai tha se është i gatshëm të vijë në Moskë, për të diskutuar situatën e aktivistëve të arrestuar të organizatës.

Veprimet e Rusisë kundër aktivistëve të "Greenpeace" ishin të logjikshme dhe të justifikuara, sepse ata shkelën ligjin, mendon Nënkryetari i komisionit parlamentar për politikën e jashtme të Danimarkës, Soren Espersen.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Tetor 2013
Kalendari i ngjarjeve
Tetor 2013
1
2
4
5
6
7
8
10
12
13
14
16
18
19
20
21
22
24
26
27
28
29
30
31