×
Greenpeace, Shtator 2013

Gjykata e Murmanskut vendosi masën e arrestit për 2 muaj për 22 nga 30 anëtarët e ekuipazhit të anijes Arctic Sunrise, të tjerëve u zgjati masën e paraburgimit edhe për 72 orë të tjera, njoftoi Greenpeace në microblog-un e saj në Twitter.

Në gjykatën e Murmanskut filluan seancat dëgjimore të çështjes së aktivistëve të "Greenpeace", të arrestuar në bordin e anijes Arctic Sunrise.

Hetimi ngriti një çështje penale mbi piraterinë pas depërtimit të ekologëve në platformën e naftës "Prirazllomnaja" në detin Barenc, njoftoi përfaqësuesi zyrtar i Komitetit Hetimor të Rusisë, Vladimir Markin.

Shërbimi kufitar i Rusisë mohon informacionin në lidhje me transferimin e akullthyesit të Organizatës "Greenpeace" - "Arctic Sunrise" - nën flamurin holandez në portin e Murmanskut, mbi të cilin më parë njoftuan ekologët.

Akullthyesi i "Greenpeace" - "Arktik Sunrise", i ndaluar nga rojet kufitare të Rusisë në Detin Pechora, po shoqërohet nga një konvojë në Murmansk, njoftuan në degën ruse të kësaj organizate ekologjike.

Ambasadorit të Holandës në Rusi iu dorëzua një notë në lidhje me veprimet provokative të ekuipazhit të anijes "Arctic Sunrise".

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Shtator 2013
Kalendari i ngjarjeve
Shtator 2013
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
21
22
23
25
28
29
30