×
raketë kozmike

Tre aparate kozmike të destinacionit ushtarak, të cilët u lëshuan të mërkurën nga kozmodromi "Plesetsk" me ndihmën e raketëmbajtëses "Rokot" dhe bllokut përforcues të vrullit "Briz-KM", u nxorrën në orbitën e synuar, njoftoi Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes të Federatës Ruse për Trupat e mbrojtjes ajroro-kozmike, Koloneli Dimitri Zenin.

Vendet me industri të përparuar kozmike po demonstrojnë sukseset e veta në eksplorimin e hapësirës rreth orbitës së Tokës. Por për të avancuar më tej në këtë lëmë shtetet e sipërpërmendura duhet të bashkojnë përpjekjet.

Në kompleksin e startimit të kozmodromit "Bajkonur" është nxjerrë sot raketëmbajtësja "Proton-M" me bllokun për marrjen e vrullit "Breeze-M" dhe një apart kozmik të transmetimit satelitor.

Lëshimi i parë pas aksidentit të korrikut i "Proton-M" rezultoi të ishte i suksesshëm, sateliti i komunikimit "Astra-2E" është nxjerrë në orbitë, njoftoi ditën e hënë Përfaqësues i Agjencisë Federale Kozmike "Roskosmos".

Nga kozmodromi Bajkonur (Kazakistan) u realizua lëshimi i raketës "Proton-M" me satelitin e telekomunikacionit "Astra-2E".

Kreu i Roskozmosit (Agjencia Kozmike e Rusisë), Vladimir Popovkin, njoftoi se lëshimi i parë pas aksidentit të korrikut i raketëmbajtëses "Proton" do të kryhet më 30 shtator.

Në Kinë nga kozmodromi ​​Jiuquan në veriperëndim të provincës Gansu u lëshua me sukses sateliti "Kuaizhou-1", i projektuar për monitorimin e fatkeqësive natyrore.

Raketën "Soyuz-FG" së bashku me anijen e pilotuar "Soyuz TMA-10M" i nxorrën nga kompleksi i montimit dhe testimit dhe i instaluan në platformën e startit në kozmodromin Bajkonur.

Raketëmbajtësja ruse "Rokot" me tre satelitë në bord u lëshua nga kozmodomi “Plesetsk”, njoftoi Ministria ruse e Mbrojtjes.

Lëshimi i raketëmbajtëses japoneze të llojit të ri "Epsilon" dështoi. Agjencia Aerokozmike e Japonisë (JAXA) i transmetoi në Internet përgatitjet për lëshimin e raketës.

Në Shtetet e Bashkuara u lëshua me sukses sateliti i komunikimit "WGS-6", i cili do të plotësojë grupin e satelitëve amerikanë të komunikimit të sistemit Wideband Global SATCOM.

Lëshimi i parë i raketëmbajtëses "Proton-M", pas incidentit të paradokohshëm, është planifikuar për në shtator nga kozmodromi "Bajkonur", njoftoi përfaqësuesi i Agjencisë Federale Kozmike të Rusisë - "Roskozmos".

Ekspertët e NASA-s në poligonin Yuma (shteti Arizona i SHBA-së) zhvilluan testimet e parashutave të kapsulës së aterimit të anijes së pilotuar të ardhshme kozmike të përdorimit shumëherësh "Orion".

Aksidenti që ndodhi me raketëmbajtësen "Proton-M" (russ. “Протон-М”) ka shkaktuar një jehonë të gjerë në komunitetin shkencor dhe teknik. Jozyrtarisht janë parashtruar versione të ndryshme të asaj që ndodhi: edhe startimi i nxituar (më parë nga ç’duhej), edhe ngatërrimi i klemeve të sensorëve të shpejtësive këndore. Por ekspertët i vënë në dyshim këto versione.

Rifillimi i lëshimeve të raketëmbajtëseve "Proton-M" (russ. “Протон-М”) do të jetë i mundur pas përfundimit të punës së komisionit të verifikimit të avarive, deklaroi Zëvendëskryetari i “Roskozmos” (russ. “Роскозмос”), Aleksandër Llopatin.

Në Rusi ka filluar puna për realizimin e projektit të përbashkët me evropianët "EkzoMars" - dërgimin e komplekseve kërkimore në Mars në vitet 2016 dhe 2018. Në Bashkimin Prodhues Shkencor me emër të Llavoçkin-it këtë punë e mori përsipër një ekip i posaçëm. Çështjet e planit të projektimit diskutohen në kontakt të ngushtë me homologët evropianë.

Një grup i posaçëm do të krijohet në Qendrën ruse me emrin e Hruniçev - sipërmarrja prodhuese e raketave kozmike ​​- për të verifikuar gjithë zinxhirin teknologjik të prodhimit të raketëmbajtëses "Proton-M" (russ. “Протон-М”), e cila ra në minutën e parë pas startimit më 2 korrik.

Raketa kozmike ruse "Proton-M" menjëherë pas lëshimit ndryshoi papritmas drejtimin e fluturimit, filloi të bjerë dhe shpërtheu në territorin e kozmodromit “Bajkonur” në Kazakistan.

Në mes të qershorit Kina do të kryejë lëshimin e anijes së pilotuar kozmike "Shenzhou-10". Vetë anija kozmike dhe raketëmbajtësja e saj tashmë janë transportuar në pistën e startimit të kozmodromit që ndodhet në veriperëndim të vendit.
Vitin e ardhshëm Agjencia Hapësinore Evropiane (ESA) 4 nga 10 lëshimet e planifikuara prej kozmodromit Kourou do t’i realizojë me ndihmën e raketave ruse "Soyuz" (russ. “Союз”).
Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Shtator 2017
Kalendari i ngjarjeve
Shtator 2017
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30