×
gazi shist

Në Poloni në vitin 2014 do të fillojë prodhimi komercial i gazit shist argjilor, deklaroi Zëvendësministri i Mjedisit të Republikës, Petr Wozniak.

Presidenti i Francës, François Hollande, përjashtoi mundësinë e nxjerrjes së gazit shist argjilor në vend për aq kohë sa ai do të jetë në pushtet.

Në Britaninë e Madhe rezervat e gazit shist argjilor mund të jenë dy herë më të mëdha se sa mendohej më parë, thuhet në një sondazh të raportit të shërbimit gjeologjik të vendit.
Nafta dhe gazi me shist argjilor do të mundësojnë përmbushjen e kërkesave, pa ndryshime të menjëhershme në çmimet e arit të zi, mendon Presidenti i Këshillit Botëror të Naftës Renato Bertani.
Politika energjetike e BE-së është një nga temat kryesore të samitit të Bashkimit Evropian, i cili po mbahet aktualisht në Bruksel. Diskutimet janë duke u zhvilluar, ndër të tjera, edhe rreth perspektivave të gazit shist argjilor në Evropë. Përkundër faktit se me këtë lloj karburanti janë të lidhura shpresa të mëdha, ende nuk ka asnjë vendim konkret.
Britania, Kina, India dhe disa vende të tjera u frymëzuan nga ideja e zhvillimit të energjetikës rreshpe (shist). Ekspertët dyshojnë në mundësinë reale të përsëritjes së suksesit amerikan.
Bullgaria vendosi moratoriumin për eksplorimin e gazit shist argjilor, kurse Rumania, në të kundë
Midis Rusisë dhe Ukrainës po ndizet përsëri konflikti i gazit. Koncerni rus “Gazprom” i ka paraqitur kompanisë ukrainase “Naftogaz” llogarinë prej 7 miliardë dollarësh për mosmarrjen e vëllimit të duhur të gazit të kontraktuar në vitin 2012, kurse në Kiev nxituan të deklarojë se nuk kanë ndërmend t’i paguajnë kurrfarë gjobash holdingut rus të gazit. Ndërkohë Ukraina ka ndërmarrë këto ditët e fundit hapin e radhës për të reduktuar vartësinë nga “Gazprom-i”.
Në vitin që sapo hyri supozohet që çmimi mesatar i naftës të ruhet në nivelin rreth 100 $ për fuçi, por në qoftë se do të ketë ndonjë shpërthim të situatës në Lindjen e Mesme, nafta atëhere mund të tejkalojë madje edhe treguesin maksimal 200 dollarë për fuçi, thonë ekspertët.
Në Moskë u mbajt Forumi "Gazi i Rusisë-2012". Diskutimi në të u përqëndrua rreth çështjeve të tilla si rritja e prodhimit të gazit natyror nga kompanitë ruse, dinamika e eksporteve, taksimi i prodhuesve. U morr në konsideratë edhe iniciativa e tregtimit të gazit rus në bursë.
Ministria e Zhvillimit Ekonomik e Rusisë druhet se Gazprom mund të humbasë pozicionin e tij udhëheqës në tregun ndërkombëtar.
“Gazprom” i Rusisë për të dytin vit me radhë po ruan lidershipin përkatësisht përmasave të fitimit neto dhe jo vetëm në industrinë e naftës dhe gazit, por në mesin e të gjitha kompanive të botës. Kjo u deklarua nga Kreu i “Gazprom” Aleksei Miller. Një pjesë të konsiderueshme të të ardhurave të veta kompania synon t’i investojë për zbulimin e shfrytëzimin e vendburimeve të reja si dhe për ndërtimin e tubacioneve.
Koncerni amerikan i naftës Exxon Mobil hoqi dorë nga planet e nxjerrjes së gazit shist argjilor në Poloni. Projekti u konsiderua pa leverdi nga pikëpamja komerciale. Ndërkohë Ukraina, rezervat e gazit shist argjilor të së cilës janë shumë më të pakta se ato të Polonisë, ushqen shpresa të mëdha për një projekt analog.
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Prill 2018
Kalendari i ngjarjeve
Prill 2018
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30