×
militantë, 2013

Zbulimi irakian deklaroi mbi synimin e rebelëve sirianë të njësive të grupit ekstremist "Dzhebhat An-Nusra" për të rrëmbyer përfaqësuesit e misionit diplomatik të Kombeve të Bashkuara.

Grupi sirian "Brigadat e Kalamunit të lirë" mori mbi vete përgjegjësinë për rrëmbimin të hënën të 12 murgeshave nga manastiri në fshatin e krishterë Maalula, i cili ndodhet rreth 60 kilometra nga Damasku.

Organizata terroriste "Shteti Islamik i Irakut dhe Levantit" rrëmbeu dhe ekzekutoi një telereporter nga Iraku në veri të Sirisë.

Numri i viktimave të konfliktit të përgjakshëm në Siri rezulton të jetë mbi 100.000 vetë, kurse fluksi i refugjatëve e ka tejkaluar tashmë shifrën dy milionë. Por statistikat anashkalojnë zakonisht numrin e grave të prekura.

Militantët e opozitës ndërmorrën një sulm intensiv me mortaja mbi lagjet e banuara në qytetin më të madh të Sirisë, Aleppo. 

Ambasada britanike në Tripoli dhe ajo kanadeze pezulluan punën konsullore për arsye sigurie.

Shefat e një sërë shërbimeve speciale (agjencive të inteligjencës) perëndimore kanë shprehur shqetësim në lidhje me faktin, se qytetarët e Evropës dhe Shteteve të Bashkuara të kthyer nga lufta në Siri do të përbëjnë rrezik kërcënues për sigurinë në atdheun e tyre. Në videoklipet e postuara në YouTube militantët premtojnë me të vërtetë se pas Sirisë objektiv i tyre i ardhshëm do të bëhen vendet që dikur kanë strehuar prindërit e tyre.

Militantët e grupit radikal "Shteti Islamik i Irakut dhe Levantit" në Siri aksidentalisht i prenë kokën një shokut të vet, duke e marrë atë për mbështetës të Presidentit Bashar Al-Assad.

Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë dënoi sulmet e shpeshta me minahedhës në rajone të ndryshme të Damaskut. 

Më shumë se 10 persona humbën jetën në Tripoli si pasojë e luftimeve, që u zhvilluan gjatë natës, midis grupeve të armatosura lokale dhe rebelëve nga qyteti Misurata, njoftoi për Radiokompaninë "Zëri i Rusisë" dëshmitari okular dhe gazetari Qassim Az-Zinati.

Përleshjet e ashpra midis militantëve të ish-grupeve rebele, të cilat rifilluan të enjten në kryeqytetin libian, zgjatën gjithë natën.

Trupat qeveritare të Sirisë, të mbështetura nga forcat e Lëvizjes libaneze "Hezbollah", morrën nën kontroll rrethinën jugore të Damaskut - Sbeina.

Natën e sotme në kryeqytetin libian Tripoli filluan përleshje të ashpra të armatosura midis militantëve të ish-grupeve rebele.

Bashkëpunëtorët e CIA-s kanë trajnuar rreth 1 mijë rebelë sirianë, shkruan gazeta "The Los Angeles Times", duke iu referuar fjalëve të senatorit amerikan nga shteti i Tenessy, Bob Corker.

Militantët e grupit nigerian "Boko Haram" ndërmorën një sulm të shkallës së gjerë mbi objektet e Ministrisë së Punëve të Brendshme në qytetin Damaturu në verilindje të vendit, njoftuan burimet në organet e zbatimit të ligjit.

Më shumë se 3.000 militantë të ardhur nga Rusia dhe vendet anëtare të Bashkësisë së Shteteve të Pavarura janë përfshirë në luftën civile në Siri në anën e opozitës.

Gjykata në Spanjë urdhëroi lirimin e një anëtareje të grupit të majtë radikal "ETA", duke përmbushur në këtë mënyrë kërkesën e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (European Court of Human Rights, ECHR).

Sipas njoftimit të autoriteteve afgane, komandanti i forcave të destinacionit të veçantë në provincën e Kunar kaloi në anën e grupit të armatosur "Partia Islamike e Afganistanit", duke marrë me vete armë, municione dhe pajisje që i posedonte njësia që ai drejtonte.

Forcat egjiptiane të sigurisë neutralizuan një grup militantësh, të cilët po planifikonin të ndërmerrnin një seri sulmesh në prag të procesit gjyqësor të ish-Presidentit të vendit Mohammed Mursi në fillim të nëntorit.

Ushtria siriane e qeverisë gjatë një operacioni në shkallë të gjerë ushtarak ditën e hënë çliroi qytetin Buade në rajonin Najha në jug lindje të Damaskut, i cili mbahej nën kontrollin e militantëve për një vit e gjysëm.

Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Janar 2013
Kalendari i ngjarjeve
Janar 2013
1
4
5
6
9
10
11
12
13
15
16
19
20
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31