×
Shiriti i Shën Gjergjit, 2012
Për miliona bashkatdhetarë rusë Shiriti i Shën Gjergjit u shndërrua tashmë në simbol të Fitores së Madhe mbi nazizmin, në shenjë respekti ndaj veteranëve dhe kujtimit të ndritur të heronjve që ranë në fushat e betejave. Veprimtaria e shpërndarjes së tij përgjatë dy javëve është zhvilluar këtë vit jo vetëm në Rusi, por edhe në 92 vende të tjera të botës.
Në rrugët e Moskës u dukën njerëz me shirita me vija zi e portokalli, të kapura në veshje të ndryshme - shenjë e sigurt kjo se së shpejti do të kremtohet Dita e Fitores mbi Gjermaninë në Luftën e Madhe Patriotike. “Shiriti i Shën Gjergjit”, simboli i Fitores së Madhe të vitit 1945, gëzon popullaritet të veçantë në mes të të rinjve. Motot e tyre janë: “Fitorja e gjyshit tim - fitorja ime”, “Kujtoj dhe krenohem”.
Më 23 prill në Rusi fillon aksioni “Shiriti i Shën Gjergjit”, i cili i dedikohet fitores në Luftën e Madhe Patriotike. Deri në 9 maj në kryeqytetin rus dhe në rajonet e vendit, në shumë qytete të mëdha të botës do të shpërndahen miliona shirita vija-vija në ngjyrë të zezë e portokalli. Ato zakonisht i venë në thiletë e xhaketave, në veshje të ndryshme, i fiksojnë në kyçet e duarve, në rripat e çantave, antenat e makinave.
Në prag të 9 Majit, kur Rusia kremton Ditën e Fitores në Luftën e Madhe Patriotike (Luftën e Dytë Botërore), qytetarët e saj vendosin në thiletë e xhaketave, lidhin rreth kyçit të dorës apo në antenat e automobilave të vet një fjongo vija-vija në ngjyrë të zezë e portokalli - Shiritin e Shën Gjergjit.
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Janar 2012
Kalendari i ngjarjeve
Janar 2012
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31